Gjiknuri, vizitë në Azerbajxhan
për kontratat afatgjata të TAP

Gjiknuri, vizitë në Azerbajxhan<br />për kontratat afatgjata të TAP
BAKU - Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri kreu një vizitë zyrtare në Republikën e Azerbajxhanit, me ftesë të Presidentit të kompanisë SOCAR,  Rovnag Abdullayev dhe atij të Konsorciumit Shah Deniz, Gordon Birrell.

Gjatë ditës së sotme, ministri Gjiknuri mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave afatgjata të shitjes së gazit natyror nga projekti i Shah Deniz. 

Gjiknuri zhvilloi takime të veçanta me drejtues të kompanisë azere SOCAR, drejtuesin e konsorciumit të projektit TAP, përfaqësues të BP, Axpo dhe kompanive të tjera të përfshira në marrëveshje. 

Ministri i Energjisë dhe Industrisë bashkëbisedoi edhe me ministrin e Energjisë dhe Naftës së Azerbajxhanit, Sekretarin për Energjinë në Ministrinë e Jashtme të Greqisë dhe personalitete të tjera të pranishme në këtë ceremoni. 

Drejtuesit e projektit TAP i shprehën ministrit Gjiknuri kënaqësinë për gatishmërinë e shfaqur nga qeveria e re dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama për mbështetjen e veçantë të projektit TAP. Ata pohuan se e mirëpresin angazhimin e ekzekutivit të ri për ngritjen e një Task Force me qëllim çuarjen përpara të projektit. 

Ministri Gjiknuri mori garanci se shumë shpejt do të fillojë investimi në Shqipëri për infrastrukturën ndihmëse dhe se drejtuesit e projektit janë të gatshëm për të financuar përgatitjen e master planit për gazin në vendin tonë. 

Në takime është diskutuar edhe për mundësinë e shtrirjes së projektit edhe me degëzimin drejt Kroacisë ashtu sikurse përfshirja e mundshme e Kosovës në lidhjen me rrjetin. 

Gjatë bisedimeve me përfaqësuesit e SOCAR për interesin e investimit në tregun e gazit në Shqipëri, drejtuesit e kësaj kompanie shprehën gatishmërinë për të ofruar bursa studimi për studentë që duan të shkollohen në fushën e naftës. 

Ceremonia e zhvilluar në Baku përbën një moment shumë të rëndësishëm si për Konsorciumin e Shah Deniz ashtu edhe për kompanitë që do të blejnë gazin nga ky Konsorcium. Kjo firmosje ka rëndësi të madhe edhe për vendet nga ku do të kalojë gazsjellësi TAP dhe që mund të përfitojnë furnizim me gaz, sikurse është edhe Shqipëria.

Kontratat afatgjata të blerjes së gazit natyror nga projekti Shah Deniz janë firmosur edhe prej “AXPO” dhe “E-ON Ruhr gaz”, të cilat janë dy ndër kompanitë aksionere të projektit TAP, me të cilat Shqipëria ka nënshkruar marrëveshje të furnizimit me gaz.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë