Ministri Gjiknuri e cilësoi krim vjedhjen e energjisë, duke nënvizuar se asnjë faturë e papaguar nuk do të amnistohet.
“Duhet të sensibilizojmë qytetarët, mospagesa është problem për tregun. Nuk mund të vazhdohet kështu. Nuk do të ketë amnisti për faturat e papaguara. Ndihma e vendorëve me rendësi për këto masa".
Këto deklarata ministri Gjiknuri i bëri gjatë mbledhjes së Task-Forcës së energjisë për qarkun e Tiranës.
Të pranishëm në takim ishin prefekti Sadi Vorpsi, kryetarët e bashkive dhe komunave të qarkut Tiranë, kryetarët e njësive bashkiake të kryeqytetit, përfaqësues të prokurorisë dhe policisë së qarkut, si dhe drejtuesit e drejtorive rajonale.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)