Këngëtari kosovar Gjiko, para disa ditësh ka kaluar pushimet me partneren e tij Elita Rudin në Maldive.  Ndërsa reperi po peshkonte në breg të detit, ka kapur një peshkaqen të vogël. Ai e ka nxjerrë në rërë peshkaqenin dhe e ka filmuar tërë aksionin e peshkimit.

Këtu është një video e këngëtarit nga Kosova Gjiko, i cili ka peshkuar një peshkaqen dhe e ka hedhur në rërë duke bërë foto me të e duke i postuar në Instagram për të treguar sa i suksesshëm ka qenë me atë që ka bërë. Ju lutem shpërndani këtë video sa më shumë që të mundeni sepse ai bllokon çdo person që i komenton në Instagram.
Unë kam marrë një telefonat nga një numër i pa regjistruar për të mos përmendur emrin e resortit por ai është  Kuredu Resort
” shkruan zhytësi profesionist.

Postimi i videos së reperit ka ngjallur shumë komente negative nga të gjithë fansat, të cilët e akuzojnë për veprimin që ka bërë. Nga kosovari Gjiko akoma nuk ka asnjë reagim në lidhje me peshkimin e peshkaqenit.

gjiko

Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com