Gjikondi në Report Tv: Rritja e çmimeve pasojë e luftës! Kush braktisi Bashën pas 6 marsit për të shqitur Berishën nga PD, tradhtoi veten

Gjikondi në Report Tv: Rritja e çmimeve pasojë e luftës! Kush braktisi Bashën pas 6 marsit për të shqitur Berishën nga PD, tradhtoi veten

Aktivistja Brizida Gjikondi

Aktivistja Brizida Gjikondi duke folur rreth rritjes së çmimeve në Report Tv, tha se janë rrjedhojë e drejtpërdrejtë e luftës në Ukrainës. Sipas saj shqiptarët kanë pasur dhe do të kenë plot kohë për të protestuar, por ky nuk është momenti i përshtatshëm për të “përmbysur shtëpinë tonë”, pasi do të sillte destabilitet.

“Duhet të jemi realist, për sa kohë jemi pjesë e Europës dhe qytetarë të botës, duhet të jemi realist që kjo rritja e çmimeve është rrjedhojë e luftës në Ukrainë. Shqipëria mbart edhe kriza të tjera brenda vetes.

Ajo çka sjell lufta përveç të gjitha pasojave ekonomike është paniku. Edhe sikur të ketë gjendje, ajo çka krijon tragjedi dhe drama për popujt e brishtë si Shqipëria është paniku. Paniku është gjithmonë një habitat ku abuzuesit e çmimeve, që nuk i quajmë më kapitalistë, por oligarkë, patjetër që përfitojnë. Janë hienat që historikisht përfitojë në këto situata. E vetmja protestë demokratike që është mbajtur në Shqipëri 30 vitet e fundit është ajo e studentëve.  

Unë nuk kam dal në protestat për rritjen e çmimeve, kjo pasi unë kam dal në ato që janë zhvilluar për Ukrainën. Do të ishte një pabesi të shkoja. Kur Ballkani është në vëzhgimin e Rusisë unë nuk do doja të bëhesha qaftë indirekt pjesë e një destabilitet që mund t’i ndodhte Shqipërisë apo rajonin. Nuk e bëra për Ramën, por e bëra për Shqipërinë dhe veten time. Kemi pasur kohë dhe kemi kohë bollë për ‘i ndëshkuar për krimet ekonomike që kanë bërë. Kjo klasë politike është pjellë nga kjo shoqëri dhe heshtja prodhon përbindësha. Dhe nuk mund të kujtohesh në një moment të tillë ka të vështirë dhe të kërkosh të përmbysësh shtëpinë tende.  Kjo nuk është vetëm përgjegjësi e qeverisë së tanishme, nuk mund t’i vëmë gishtin, por e qeverisjes së 30 viteve të fundit.”, tha ajo.

E pyetur nga gazetari Andi Kapxhiu në “Sot Live në Shqipëri” lidhur me masat e qeverisë, ajo tha se ishin të vonuar, por megjithatë janë të mjaftueshme për momentin.

“Shteti shqiptar është si ato ambulancat, kujton të reagoj vetëm kur i plas sheshit. Këto masa duhet të ishin marrë me kohë. Aktualisht janë të mjaftueshme, nuk kemi ç’të bëjmë më shumë në këto situata. Ato erdhën si pasojë e sheshit dhe ky është një minus i madh i qeverisë.”, u shpreh ajo.

Lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të pjesshme vendore, Gjikondi tha se ishte i pritshëm dhe se kush tradhtoi Bashën pas humbjes më 6 mars ka tradhtuar veten. Kjo pasi dihej që “lufta” kundër Berishës do të ishte e vështirë.

“E prisja që PD do të dilte e fundit më 6 mars. Basha në këto 5 muaj nuk ka rënë rehat, nuk ka marrë dot frymë. Ai vetë nuk ka frymë. Është hipokrit ai që thotë që priste të fitonte Basha. Për sa i përket njerëzve që e kanë tradhtuar, që janë të shumtë, dihet që janë aty për çështje materializmi, jo për ideale. Kanë tradhtuar veten, jo Bashën. E dinin që rruga kundër berishizmit donte kohë, nuk mund ta bënin menjëherë ndryshimin. Nuk kishin takatin dhe frymën të fitonin bashki. Në PD ka më shumë berishistë se anti-berishistë. Basha ka karrierë në humbje, por n 6 mars duhet t’i dilnin të gjithë për zot. Nuk mund ë prisnin fitoren për punë ditësh, duke ditur si ishte realiteti. Misioni i tyre duhet të jetë mbi interesant personale për të shqitur nga PD një personazh si Sali Berisha.

Bashës iu desh të zgjidhte mes SHBA dhe Berishës dhe zgjodhi SHBA. Nga ana tjetër shumë nga mbështetësit e Bashës bën sikur zgjodhën Amerikën, por kanë ruajtur marrëdhënie sekrete me krahun e Berishizmit. Mjerisht Berisha e ka fitua betejën personale për të zhbërë PD dhe Bashën. Berisha nuk ka për të dhënë dorëheqjen, nuk është nga ata që pret urdhra apo orientime. Asnjë personazh brenda asaj partie nuk më inspiron dhe nuk më bën të mendoj që PD do të ketë të ardhme. Jam pesimiste për atë parti.”, tha ajo.

SPAK u krijua për të ndryshuar historinë e Shqipërisë, por Gjikondi tha se në vend të kësaj u bë pjesë e klaneve politike.

Nëse SPAK nuk heton sulmin barbar në 9 janar, dosjen e Berishës nga SHAB, shkatërrimin e pronave të shqiptarëve, nuk heton të gjitha abuzimet që kanë bërë drejtorë, ministra, presidentë, ish-kryeministra situata do të vazhdojë. SPAK nuk funksionin, ka 3 vjet që është krijuar dhe nuk bëjnë absolutisht. Dosja e Tahirit është hapur më parë. SPAK u krijua për të ndryshuar historinë e Shqipërisë, por nuk e bëri, u bë pjesë e klaneve politike.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia