Gjikondi në Report Tv: SPAK s’ka këllqe të godasë politikën! Vettingu në politikë? Kërkesë e Bashës për hallet e veta, Meta dhe Berisha të njëjtin fat

TIRANË- Për aktivisten Brizida Gjikondi, SPAK lë shumë për të dëshiruar duke thënë se shpresa e saj e vetme është te trysnia që do të bëjnë ndërkombëtarët, roli i Yuri Kim dhe ambasadës Amerikane. E ftuar në Report Tv, ajo tha se për aq kohë sa SPAK nuk ka çuar në pranga politikanët e korruptuar në Shqipëri, e lë të dyshoj se është i kapur nga politika.

“SPAK lë shumë për të dëshiruar, trysnia e politikanëve që aq e madhe sa SPAk nëse brenda këtij viti nuk jep shembuj konkret të politikanëve më të mëdhenj në Shqipëri, për sa kohë nuk është marrë me këto personazhe, mua më lë të dyshoj që është i kapur nga politika, kam shpresa të ndërkombëtarët., presioni i KIM dhe i ambasadës së SHBA, të firmosnit Nuk kanë këllqe që të arrijnë të godasin kupolën e sistemit politik shqiptar që për 30 vjet ua kanë shëmtuar jetën shqiptarëve”, tha Gjikondi.

Ndalur te Vettingu i politikanëve, kërkesë kjo e PD-së, për Gjikondin është një ligjërim politik i Lulzim Bashës që ka ardhur si pasojë e problemeve të tij të brendshme, referuar “luftës” me Sali Berishën.

“Ligjërimi i Bashës për politik në është ligjërim politik ka shkuar edhe nw Venecia, e bën për shkak të problemeve të veta. Ka të drejtë sepse Kraja nuk ka pse të pres një ligj për vettingun e politikës, sepse po të kishte vullnet për vetë iniciativë për indicet që merr nga qytetarët nga të gjitha nivelet, do kishim edhe pranga të politikanëve, kemi hapësirë ligjore”, tha aktivistja.

Ajo tha se një nga punët që duhet të bënte SPAK është që të hetonte presidentin Ilir Meta, i cili pranoi vetë me zë dhe me figurë se ka shtyrë zgjedhjet pasi kështu ia ka kërkuar Lulzim Basha, e ndërsa projekton për të të njëjtin fat si Sali Berisha.

“Rast flagrant që duhet të reagonte SPAK, për këtë kurajo të madhe që ka meta ku pranon se i ka shtyrë zgjedhjet për hatër të një personazhi politik. Janë të dy në një varkë, në varkën e halleve të tyre”, përfundoi Gjikondi në Report Tv.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

FOTOLAJM/ Presidenca ‘vesh’ dekorin e festave, ndriçohet nga drita shumëngjyrëshe

FOTOLAJM/ Presidenca ‘vesh’ dekorin e festave, ndriçohet nga drita shumëngjyrëshe