Kampioni i Europës në gjimnastikë, Matvei Petrov, i bashkohet klubit të Tiranës. Sportisti elitar i lindur në Rusi, por që prej vitesh ka jetuar në Pragë të Çekisë, mori në vitin 2018 nënshtetësinë shqiptare për të garuar për ngjyrat kuqezi në kampionatin europian të Turqisë, ku fitoi medaljen e tij të parë të artë.
30-vjeçari Petrov u prit sot nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili i dhuroi gjimnastit Kullën e Sahatit.
“Me talentin dhe mbështetjen e deritanishme, duke shtuar edhe energjinë e Klubit të Tiranës, jam i sigurt se kemi një shans historik për të çuar përpara një sport, i cili ka pasur një të kaluar të lavdishme në Shqipëri, por si shumë gjëra në vitet e tranzicionit, u harrua e u venit. Ndoshta ka ardhur koha ta ringjallim”, tha Veliaj.
Petrov u shpreh i kënaqur për suksesin e arritur me ekipin e kombëtares shqiptare dhe i lumtur për mbështetjen e dhënë në arritjen e titullit kampion.
“Bëj gjimnastikë prej 26 vjetësh, si fillim në Rusi, më pas në Çeki, dhe së fundmi në Shqipëri. Për mua është një sukses i madh. Jam i lumtur për mbështetjen që më japin këtu dhe për rezultatet”, u shpreh gjimnasti.
Trajneri i tij, Alon Hasa, foli mbi mundësinë e të pasurit një palestër gjimnastike, për të cilën u diskutua edhe gjatë takimit me kryebashkiakun Veliaj. Ai shpalosi objektivat për të ardhmen.
“Shpresojmë që mund ta çojmë përpara sportin e gjimnastikës, pasi është baza e çdo sporti. Shpresojmë që edhe në Tiranë të arrijmë rezultate në të ardhmen”.
Gjimnasti dhe stafi i tij, së bashku me kryebashkiakun Veliaj, vizituan disa nga shkollat e reja të kryeqytetit, të cilat janë pajisur me palestra moderne dhe terrene sportive.
“Ndoshta jo të gjithë do të bëhen gjimnastë elitarë, por këto terrene i shërbejnë kulturës sportive, fëmijët mësojnë lojën në skuadër. Për këtë karakter ka nevojë Tirana”, u shpreh kryebashkiaku.
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44%
-
I keq
22.8%
-
As i mirë as i keq
33.2%
Vota total: 1488
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Studio Live/ Debat i fortë në REPORT TV, Bala: S’e dimë se ç’ka thënë Këlliçi për diplomën, pasurinë dhe foton me Trump! Balliu: S’është e vërtetë! Islami: Duhen fakte
26 Dhjetor, 17:51
-
Hetimi pasuror, Veliaj në Këshillin Bashkiak: U denoncova nga një njeri që s'ekziston, kurth i sajuar! Këtu do jemi, në maj u mundim
26 Dhjetor, 16:32
-
Hetimi pasuror, Veliaj 5 orë në SPAK! Burime: U kërkoi prokurorëve të thërrasin për deklarim edhe Nesti Angonin, denoncuesin që s'ekziston (VIDEO)
26 Dhjetor, 09:19
-
Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, apeli i kryebashkiakut Veliaj: Konsumoni produktet lokale për të ndihmuar familjet e zonës
22 Dhjetor, 12:12
-
Veliaj inspekton punimet në shkollën ‘Ibrahim Hima’ në Vaqarr: Llafet e sherret i merr era, shkollat mbeten
21 Dhjetor, 13:41
-
Konferenca e Solidaritetit Islamik, Veliaj pret Sekretarin e ISSA-s dhe presidentin e KOKSH: Më shumë partneritet për sportin
20 Dhjetor, 14:45
-
Veliaj inspektim në shkollat ‘Mustafa Greblleshi’ dhe ‘Sandër Prosi’: Me mure rrethuese dhe terrene të reja sportive për fëmijët
19 Dhjetor, 14:06
-
Tiranë/ 7 objekte mësimore janë në proces ndërtimi ose rikonstruksioni
18 Dhjetor, 18:28
-
Tiranë/ Këshilli Bashkiak miraton buxhetin! Bursa për ekselentët, paketë ushqimore në shkolla! Veliaj: Nga 1 janari pensionistët abone falas! 7 objekte mësimore në rikonstruktim
18 Dhjetor, 18:09
-
Nga Kopshti Botanik te transformimi i akuadromit, Veliaj prezanton disa nga projektet: Numri i shkollave do shkojë në 50
17 Dhjetor, 17:28
-
Tiranë/ Për herë të parë konferenca e solidaritetit islamik! Veliaj: Sporti mundësia më e mirë për të bashkuar njerëzit
17 Dhjetor, 17:17
-
Nga 1 janari 2025 pensionistët do udhëtojnë me abone falas në Tiranë, ja cilët janë përfituesit dhe dokumentet e nevojshme
16 Dhjetor, 22:05