“Havzi Nela”, gjimnazi më i madh në bashkinë e Kukësit, me rreth 1100 nxënës dhe një staf prej 90 mësuesish, po transformohet nga themelet, falë investimit të qeverisë për rikualifikimin e këtij institucioni të dijes, i cili ndër vite, ka nxjerrë nxënës me rezultate të shkëlqyera në mësime, pjesëmarrës në konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare dhe gjithashtu fitues të çmimeve të para në fushat e inovacionit, sporteve dhe ekonomisë. Kështu u shpreh ministrja Kushi në Kukës.
Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhej sot në Kukës vizitoi mjediset e reja dhe moderne të shkollës, të cilat janë zgjeruar me hapësira të bollshme dhe janë pajisur me mjete didaktike dhe laboratorë modernë për zhvillimin në mënyrë sa më cilësore të procesit mësimor.
“Është shkollë qendër komunitare. Vitin e kaluar bashkia e Kukësit iu përgjigj thirrjes së Ministrisë së Arsimit për të aplikuar me projekte për rikonstruksion shkollash dhe arriti të fitonte me një projekt shumë ambicioz. Numri i përfituesve këtu është më i madh se vetëm nxënësit dhe mësuesit e shkollës sepse është shkollë qendër komunitare, ku i gjithë komuniteti përfiton. Kemi marrë masat për t’i pajisur me banka, laboratorë, bibliotekë dhe gjithë mjediset e nevojshme. Të gjitha programet që ne kemi jashtë orarit mësimor zbatohen më së miri, edhe programi për artet dhe zejet, stërvitjet sportive etj.” - shpjegoi Ministrja e Arsimit Evis Kushi, teksa bëri të ditur se lajmi i mirë për bashkinë e Kukësit është që edhe këtë vit përfiton financime për shkollat.
Gjimnazi “Havzi Nela” do të jetë gati në shtator me hapësirat e reja, klasat, sallat, ambientet e gjera, terrenet sportive, bibliotekën, të gjitha në standardet më të mira europiane.
Lajmi kryesor:
Rama kuksianëve: Fillimisht i trembesha rezultatit edhe për Tropojën! Të ‘vrapojmë’ për regjistrimin e pronave, ngremë Task Forcën për dy javë
G.MO/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
44.9%
-
Jo
46.4%
-
Jam i/e dyzuar
8.6%
Vota total: 1148
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Akuzat për paligjshmëri/ Komisioni i Medias do kërkojë ndërprerjen e garës për drejtorin e RTSH! PD: Nëse nuk reflektojnë, gati të shkarkojmë anëtarët e Këshillit (VIDEO)
29 Janar, 11:43
-
Jo vetëm gjimnaz! ‘Harry Fultz’ nga shtatori me universitet amerikan! Rama ironi: Fondacioni shqiptaro-amerikan do mbulojë bursa, jo vetëm grabitje
29 Janar, 11:31
-
Shkodër/ Restaurohet ‘Ura e Mesit’ mbi lumin Kir, vepra e arkitekturës osmane kthehet në destinacion për turistë dhe vizitorë
29 Janar, 09:53
-
Gazeta greke 'Kathimerini': Shqipëria dhe Greqia po zgjidhin mosmarrëveshjet, mbetet Ligji i Luftës dhe çështja e Çamërisë
28 Janar, 19:13
-
‘Do ta mbyllim TikTok, për momentin s'kemi zgjidhje tjetër‘, Rama: Kompanisë i parashtruam shqetësimet, kur të jenë gati do na sjellin propozime
28 Janar, 17:11
-
Berisha: Balluku mori 50 mln euro nga Tuneli i Llogarasë, i diktoi kompanisë turke ofertën! Njofton protestën e radhës
28 Janar, 15:25
-
Qytetari ankohet për oborret e shkollave, Rama: S’ka zaptime! Koha e grabitjes së pronave ka mbaruar, 45 të reja
28 Janar, 14:35
-
Bora rrit nivelin në liqenin e Fierzës por prodhimi i energjisë mbetet i njëjtë
28 Janar, 14:04
-
Ish-Kinostudio shndërrohet në 'Tirana Training Center' me profesionistët e Hollywood-it, Rama: E paimagjinueshme më parë! Mundësi për Shqipërinë kreative
28 Janar, 11:45
-
Ishte shpallur në kërkim për plagosje, arrestohet 23-vjeçari në pikën kufitare të Morinës
28 Janar, 11:11
-
PD e PS bashkë për garën e drejtorit të RTSH! Zhupa: U skualifikuan kandidatët që plotësojnë kriteret! Kushi: Ktheni normalitetin, ose Kuvendi merr masa drastike
28 Janar, 10:45
-
Zona sigurie në aeroporte, Balluku merr lejet e ndërtimit në mbi 2100 km2 territor duke përfshirë Tiranën! Surprizohen institucionet e tjera, AAC superfuqi
28 Janar, 09:34