Gjimnazi, hiqet Filozofia
kalon si lëndë me zgjedhje

Gjimnazi, hiqet Filozofia<br />kalon si lëndë me zgjedhje
TIRANE- Është futur si lëndë me zgjedhje. Qindra mësuesve u rrezikohet vendi i punës, asnjë klasë nuk e preferon. Të njëjtin fat kanë pasur edhe sociologjia e psikologjia, janë zëvendësuar me “Qytetari”

Filozofia, sociologjia dhe psikologjia, nuk janë më lëndë me detyrim në shkollat e mesme. Ata janë zëvendësuar me lëndën e “Qytetarisë” që jep njohuri për sjelljen, mjedisin apo edhe ushqimin. Ndërkohë që vetëm sociologjia është lëndë me zgjedhje
 
Filozofia, lënda që ndihmon të rinjtë që të zhvillojnë mendimin kritik, nuk është më një lëndë bazë në shkollat tona të mesme. Të njëjtin fat kanë pasur edhe psikologjia e sociologjia, lëndë të cilat, sipas vendimit të ministrisë së Arsimit, kanë kaluar tashmë lëndë me zgjedhje. Pra janë në dëshirën e vetë nxënësve nëse duan ti zgjedhin apo jo. Ata janë zëvendësuar me lëndën e “Qytetarisë” në kurrikulën e detyruar, që jep njohuri për mjedisin, ambientin, sjelljen, apo edhe të ushqyerit, njohuri të cilat nuk ngjajnë aspak me ata që një gjimnazit, ta zëmë, do të merrte në lëndën e filozofisë, një ndër lëndët që zhvillon tek të rinjtë mënyrën e të menduarit në mënyrë të pavarur dhe jo vetëm të riprodhojnë atë që kanë përpara.

Në këtë situatë është vënë në dyshim edhe vendi i punës i qindra mësuesve që japin filozofi, psikologji dhe sociologji, pasi edhe në gjimnazet e Tiranës, të mbipopulluara, janë thuajse zero klasat që i kanë preferuar si lëndë me zgjedhje. “Më shumë nxënës kanë zgjedhur lëndën “Etika e të ushqyerit’, pasi është shumë e lehtë, se sa sociologjinë. Dhe mua që kam mbaruar fakultetin për këtë më rrezikohet vendi i punës nga “Etika e të ushqyerit”. Është absurditet”, - na thotë njëra nga mësueset e Tiranës.

Majlinda Keta, doktorante për Edukimin e Zhvillimit të Qendrueshëm në Filozofi dhe pedagoge në Universitetin e Tiranës shpjegon se kjo gjë duhet të ndryshojë menjëherë, pasi po minohet një nga shtyllat bazë të formimit të nxënësve tanë. “MAS, me ndërhyrjet në kurrikulën e shkollës së mesme, 3 vite më parë ku filozofia, sociologjia dhe psikologjia nuk u panë si pjesë e kurrikulës së detyrueshme në arsimin e mesëm, sollën pamje, që bazuar në të dhënat nga shkollat e Tiranës japin një prirje ku edhe këshillimi në fillim studimesh në gjimnaz tenton ti zhdukë fare edhe si lëndë me zgjedhje, duke na dhënë një pamje të paimagjinueshme, ku gjimnazet më me emër të Tiranës kapin kuotën “0” e klasave ku jepet filozofia.

Kjo në gjykim primitiv intelektual tentohet të justifikohet që formimi mbulohet nga lënda e “Qytetarisë”. Personalisht, por edhe kolegë të departamentit të filozofisë, në momentin kur u ideua ky ndryshim nën petkun e reformës, i jemi drejtuar figurave më të larta të politikbërjes në arsim për të reflektuar mbi këtë vendimmarrje të gabuar. E theksoj edhe një herë se nëse i referohemi kornizës së Edukimit të Shekullit 21 nga Kombet e Bashkuara shohim që shprehet domosdoshmëria e ndryshimit të mënyrës se si mendojmë e se si veprojmë në këtë botë sa të madhe po aq dhe të vogël në ndërvarësitë që ne kemi me njëri tjetrin.

Gjendur në prag përmirësimi apo implementimi të programit të arsimit për qeverisjen që synon zhvillimin dhe qendrueshmërinë e tij edhe për gjeneratat e reja rikërkojmë vëmendje institucionale për përfshirjen në filozofitë e edukimit për zhvillimin e qendrueshëm ku FILOZOFIA dhe shkenca të tjera sociale duhet të kenë statusin e tyre kurrikular dhe si element thelbësor i zhvillimit profesional e i karrierës për mësuesit dhe edukatorët në sistemin e edukimit shqiptar parauniversitar”, - përfundon një nga njëhoset më të mirë të sistemit arsimor, Majlinda Keta.
  
Shkrimi u publikua sot (06.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

 
Shkrimi u publikua sot (05.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com) - See more at: http://www.shqiptarja.com/politike/2732/pd-paloka-mos-hiqni-asnj--nga-puna-ofrojm--konsensus-180662.html#sthash.Q9FgaTJT.dpuf
Shkrimi u publikua sot (05.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com) - See more at: http://www.shqiptarja.com/politike/2732/pd-paloka-mos-hiqni-asnj--nga-puna-ofrojm--konsensus-180662.html#sthash.Q9FgaTJT.dpuf

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Çfarë pritet nga zgjedhjet në Mbretërinë e Bashkuar?

Çfarë pritet nga zgjedhjet në Mbretërinë e Bashkuar?