Kureshtjes për të vizituar dhe për të prekur një periudhë të pajetuar më parë përmes Bunk’Art i janë bashkuar gjatë ditës së sotme edhe nxënësit e gjimnazit “Sinan Tafaj”. Sipas tyre hapja e Bunk’Art është një mënyrë shumë e mirë për tu njohur me detaje të historisë së vendit tonë, ndonëse një pjesë e saj është për tu harruar.
"Më shumë përshtypje më bëri dhoma e diktatorit Enver Hoxha, ishte diçka e bukur. E gjitha mu duk shumë interesante. Kjo është gjë e bukur që mund të na shohin të gjithë.Këto janë dhe histori po ta prekësh realitetin nga afër do ishte dhe më mirë", tha një nxënës.
"Na pëlqeu shumë, ka shumë njerëz. Është historia e vendit.Pamë shumë informacione të reja, atë që nuk njihnim nga historia e njohëm këtu", deklaroi një tjetër nxënës.
Në ditën e tretë të çeljes së Bunk’Art vijon fluksi i lartë ti qytetarëve të çdo moshe për tu avitur në bunkerin e nëndheshëm të kohës së komunizmit, i cili pas 36-vjetësh është hapur duke zbuluar sekretet për qytetarët shqiptarë dhe turistët e shumtë kureshtar.
Nxënësit e gjimnazit “Sinan Tafaj” kanë vizituar gjatë ditës së sotme “Bunk’Art” duke u njohur më nga afër me një pjesë të historisë të Shqipërisë që për brezin e tyre është e pajetuar. Ata janë shfaqur kurioz për çdo dhomë të fshehtë të Bunk’Art tashmë të zbuluar

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO