Pas largimeve në masë nga Kombëtarja drejt Kosovës më në fund vjen edhe një lajm i mirë për skuadrën e De Biasit. Mbrojtësi Berat Gjimshiti ka shuar të gjithë zërat se edhe ai mund të ndiqte rrugën e Rashicës, Shalës dhe së fundi Rrahmanit dhe ka konfirmuar se do të vijojë të luajë për ngjyrat kuq e zi.
Në një postim në facebook futbollisti me origjinë nga Presheva shkruan: "De Biasi më ftoj ndaj Marokut më 31 gusht! Vetëm kuq e zi". Pra mbrojtësi i Atalantës duket se ka marrë ftesë nga trajneri italian për dy ndeshjet e radhës, miqësoren ndaj Marokut dhe ndeshjen zyrtare ndaj Maqedonisë dhe do të vijojë të jetë pjesë e Kombëtares.
Gjimshiti së bashku me Milot Rashicën, Herolind Shalën dhe Amir Rrahmanin ishte grupi që u la jashtë Europianit nga trajneri dhe pasi tre nga këta katër lojtarë zgjodhën të përfaqësojnë Kosovën në të ardhmën frika ishte e madhe se edhe Berat Gjimshiti mund të bënte të njëjtën gjë. Por tashmë edhe përfundimisht mund të themi se një lojtar shumë i rëndësishëm për Shqipërinë siç është mbrojtësi i ri do të vijojë të mbrojë ngjyrat kuq e zi.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com