Deputetët e Partisë Demokratike, mes tyre Gjin Gjoni, janë përplasur me efektivët e Policisë në ambientet e Komisariatit nr. 3, ku kanë kërkuar të takojnë studentët që sipas tyre janë dhunuar nga policia.

Në pamjet e siguruara nga Report Tv, deputetët shihen duke tentuar të hyjnë në ambientet e komisariatit, ndërsa efektivët u pengojnë hyrjen dhe nuk i lejojnë të kalojnë drejt pjesës së brendshme të godinës.

Gjatë debatit me policët, deputetët kërkojnë që të thirret Policia e Shtetit, duke kundërshtuar mënyrën se si po trajtohet situata.

“Thirre Shtetin! Është Policia e Shtetit, jo private”, dëgjohen të brohorasin deputetët gjatë përplasjes me efektivët.

Situata shoqërohet me tensione dhe përpjekje për të hapur derën, ndërsa efektivët vijojnë t'u bllokojnë hyrjen.


Lajmi kryesor:

Protesta te Ministria e Arsimit, Koçiu: Degradim! Balla nxjerr foton: Pas sulmit qëndron Berisha, çoi edhe dhëndrin hajdut! Opozita: S’e shuani dot me dhunë zërin e studentëve