Në analizën 1 vjeçare të Gjykatave të Shkodrës, Pukës, Lezhës, Tropojës dhe Kukësit i pranishëm ka qenë edhe  anëtari i KLD-së, Gjin Gjoni,  i cili u ka dhënë “leksione” kolegëve të tij në këto gjykata.

Gjatë fjalës së tij Gjin Gjoni u shpreh se Gjyqtarët, duhet të jenë të guximshëm, pasi përveç presionit të publikut ka edhe presione nga qeveria.

“Gjyqtarët të jenë të guximshëm, përveç presionit të publikut ka edhe presione nga qeveria.”- është shprehu Gjoni.
 
Më tej ai ka folur edhe për dhënie të dënimeve alternative duke evituar kështu sipas tij mbipopullimin e burgjeve. Anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Gjin Gjoni theksoi se “Gjykatësit nuk duhet të nisen nga pikëpamja se çdo njeri duhet të shkojë në burg.
 
“Ka mbingopje të burgjeve të jepen dënime alternative për rastet e veprave penale të vogla siç janë vjedhja e energjisë. Ne s’duhet të nisemi nga pikëpamja se çdo njeri duhet të shkojë në burg.”- tha Gjin Gjoni.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)