Gjin Gjoni padit Shqiptarja.com
Unioni i Gazetarëve: Dorëhiqu!Kërkon katër mln lekë dëmshpërblim

Gjin Gjoni padit Shqiptarja.com<br />Unioni i Gazetarëve: Dorëhiqu!Kërkon katër mln lekë dëmshpërblim
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, ka reaguar kundër padisë së anëtarit të KLD dhe njëherazi gjyqtarit të Kolegjit Zgjedhor, Gjin Gjoni, ndaj gazetarëve të Shqiptarja.com, me pretendimin se i kanë cenuar nderin dhe personalitetin. 
 
UGSH përmes një deklarate i ka bërë thirrje Gjin Gjonit që përpara se të përballet ligjërisht me gazetarët e paditur nga ai, duhet të dorëhiqet nga funksionet që mban në mënyrë që të mos ndikojë në procesin e hapur. 

"UGSH duke mbetur ne pritje te seancave dhe gjykimeve te pritshme, pa nisur ende ato, ne emer te parimit te mos dikimit per shkak te pozites dhe per te evituar çdo nuance intimidimi prej zotit Gjin Gjoni, i kerkon atij doreheqjen nga funksionet e larta drejtuese , duke e konsideruar kete nje mundesi te barazise se tij me gazetaret si pale e akuzuar, ne raport me proceset gjyqesore qe ai ka hapur", thuhet në reagimin e UGSH. 
 
Gjin Gjoni dhe bashkëshortja e tij Elona Çaushi, kanë paditur në Gjykatën e Tiranës të përditshmen Shqiptarja.com si dhe gazetarët Adriatik Doçin dhe Elton Qyno, duke u kërkuar katër milionë lekë dëmshpërblim. 

Dy paditësit pretendojnë se gazetarët i kanë cenuar cenuar nderin dhe personalitetin. 

Në të njëjtën kohë, çifti Gjin Gjoni dhe Elona Çaushi kanë ngritur një padi edhe ndaj Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Investigative në Shqipëri, BIRN Albania si dhe ndaj gazetarëve Besar Likmeta e Aleksandra Bogdani. 
 
Deklarata e UGSH: 
“Zoti Gjoni para se te perballeni ne procese gjyqesore me gazetaret, zhvishuni nga mundesia e ndikimit mbi gjykatesit qe do gjykojne!
 
Unioni i Gazetareve Shqiptare eshte i informuar rreth mesymjes gjyqesore qe Anetari i Keshillit te Larte te Drejtesise zoti Gjin Gjoni ka hapur ndaj disa gazetareve dhe mediave respektive ku punojne, ne pretendime juridike per cenim te imazhit te tij si dhe disa argumentave te pretenduara juridike.
 
UGSH e konsideron kete proces te emrit te perfolur prej kohesh ne mediumet e vendit, si nje perpjekje te deshtuar qysh ne nisje te proceseve te hapura prej tij.
 
UGSH duke mbetur ne pritje te seancave dhe gjykimeve te pritshme, pa nisur ende ato, ne emer te parimit te mos dikimit per shkak te pozites dhe per te evituar çdo nuance intimidimi prej zotit Gjin Gjoni, i kerkon atij doreheqjen nga funksionet e larta drejtuese , duke e konsideruar kete nje mundesi te barazise se tij me gazetaret si pale e akuzuar, ne raport me proceset gjyqesore qe ai ka hapur.
 
UGSH deklaron mbeshtetjen e kolegeve ne kete perballje me nje nder eksponentet e larte te sistemit aktual te jyqesorit ne vend.
 
Zyra e shtypit
Unioni i Gazetareve Shqiptare”. 


Gjin Gjoni luftë mediave, padit Shqiptarja.com, kërkon 4 mln lekë dëmshpërblim
Anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Gjin Gjoni, njëherësh gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë dhe anëtar i Kolegjit Zgjedhor, ka nisur një betejë ligjore kundër mediave, me pretendimin se i kanë cenuar nderin dhe personalitetin.

Gjin Gjoni dhe bashkëshortja e tij, Elona Çaushi, kanë paditur në Gjykatën e Tiranës gazetën Shqiptarja.com si dhe gazetarët Adriatik Doçin dhe Elton Qynon (gazetarë pranë Shqiptarja.com), duke u kërkuar dëmshpërblim për dëm moral, në vlerën 4 milionë lekë.

Në të njëjtën kohë, çifti Gjin Gjoni dhe Elona Çaushi kanë ngritur një padi edhe ndaj Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Investigative në Shqipëri, BIRN Albania si dhe ndaj gazetarëve Besar Likmeta e Aleksandra Bogdani. Nga BIRN Albania dhe dy gazetarët, gjyqtari kërkon dëmshpërblim të përgjithshëm prej 7 milionë lekësh.

“Detyrimin e palës së paditur, shoqëria ‘Shqiptarja.com’ sh.p.k të dëmshpërblejë paditësin për dëmin jo pasuror të pësuar prej cenimit të nderit dhe personalitetit, në vlerën 2 000 000 lekë. Detyrimin e palës së paditur, shoqëria ‘Shqiptarja.com’ sh.p.k të përgënjeshtrojë deklaratat e bëra duke publikuar me shpenzimet e veta në gazetën ‘Shqiptarja.com”, vendimin e Gjykatës. Detyrimin e palës së paditur, Elton Qyno të dëmshpërblejë paditësin për dëmin jo pasuror të pësuar prej cenimit të nderit dhe personalitetit, në vlerën 1 000 000 lekë.

Detyrimin e palës së paditur, Adriatik Doçi të dëmshpërblejë paditësin për dëmin jo pasuror të pësuar prej cenimit të nderit dhe personalitetit, në vlerën 1 000 000 lekë”, thuhet në padinë e Gjin Gjonit.

Pretendimet  
Gjyqtari Gjin Gjoni, në padinë e tij, u referohet disa pasazheve të dy artikujve të gazetarëve Elton Qyno dhe Adriatik Doçi, botuar në gazetën Shqiptarja.com. konkretisht u referohet artikujve me titullin: ‘Gjermani e Francë sjellin përgjigjet për dosjen ‘Gjin Gjoni’’, dhe ‘Gati Vetingu, ja gjyqtarët që rrezikojnë largimin nga sistemi’. Gjyqtari ka shkëputur pasazhe nga dy shkrimet, duke pretenduar se janë të pabaza. Ç’është e vërteta, shkrimet bazohen tërësisht në dokumentet dhe njoftimet zyrtare të prokurorisë dhe ILDKP për Gjin Gjonin. Me anë të artikujve, gazeta ka informuar publikun rreth një prej njerëzve të drejtësisë, duke iu referuar vetëm dokumenteve të institucioneve shqiptare, në lidhje me ligjshmërinë e pasurisë së tij dhe përpjekjeve për të gjykuar dosjen.

Morali
Gjin Gjoni pretendon se me deklaratat e tyre, dy gazetarët dhe gazeta Shqiptarja.com i kanë shkaktuar dëm moral. “Pavarësisht se e dinin se me deklaratat e tyre kriminale do t’u shkaktonin paditësve dëm moral, kanë qenë shumë të vendosur, duke i theksuar dhe mbështetur deklaratat dhe akuzat e tyre, edhe nëpërmjet shpërndarjes së tyre në rrjetet sociale që përhapja të ishte sa më e gjerë”, thuhet në padi, me të cilën është njohur gazeta Shqiptarja.com.

(Padia e Gjin Gjonit kundër gazetarëve të Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar

Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar