E ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report Tv, me moderatore Androniki Kolka, ishte gjinekologia Mimoza Keta e cila foli për obezitetin gjatë shtatzanisë.
“Ne i këshillojmë nënat shtatzëna që gjatë shtatzanisë të ushqehen shëndetshëm, të ulin marrjen e karbohidrateve deri në 150 gram në ditë dhe jo më tepër” tha gjinekologia e njohur.
”Është krijuar miti se kur je shtatzënë, duhet të hash sa për dy, por kjo gjë nuk është e vërtetë, pasi nëna duhet të konsumojë vetëm sasinë e nevojshme të ushqimeve dhe jo më tepër” shtoi më pas ajo.
”Gjatë shtatzanisë, duhen evituar yndyrnat shtazore apo përdorimi i vajrave bimor, ndërsa duhet konsumuar peshku me pak mërkur, shumë jeshillëqe, fruta, perime dhe 1 ose 2 portokalle në ditë” tha më pas mjekja.
Gjinekologia shtoi se gjatë fazës së embriogjenezës, apo krijimit të embrionit, duhen bërë rregullisht analizat e gjakut të nënës, për të kontrolluar të gjithë procesin e shtatzanisë normale.
”Fëmija e merr sasinë e hekurit nga nëna dhe për rrjedhojë ajo duhet të jetë e mjaftueshme” tha më pas gjinekologia. Sipas saj, nuk duhet harruar dhënia e suplementeve të ndryshme, pa harruar hekurin që është shumë i rëndësishëm.
”Deri në 45 ditë pas mbarimit të periudhës së lehonisë, nëna duhet të vazhdojë të konsumojë multivitaminat dhe suplementet, duke evituar në mënyrë kategorike gjatë dhe pas shtatzanisë alkoolin, cigaren, apo lëndë të tjera energjike” -theksoi mjekja e njohur në fund të intervistës në studio.
MC/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.7%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7388
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mjalti, shëruesi i madh i 216 sëmundjeve, Altin Joka: Si të përdoret pa humbur vlerat / Provat e pagabueshme, si të dallojmë mjaltin pa hile
20 Nëntor, 16:33
-
‘Kujdes nga skandalet, çdo gjë shihet me lupë’, Jorgo Pulla paralajmëron… /Horoskopi javor 18-24 nëntor
18 Nëntor, 13:57
-
Ylli Merja prezanton 'frutin magjik' insulinë natyrale e diabetikëve/ Shenjat e hershme të diabetit dhe regjimi ushqimor
11 Nëntor, 16:28
-
Mundësi ideale në punë! Ja shenjat që përfitojnë…/Horoskopi javor 11-17 nëntor nga Jorgo Pulla
11 Nëntor, 13:12
-
Mos i neglizhoni miomat/ 'Mishi i huaj' në mitër, ja si të shpëtoni pa kirurgji me kurën nga Ylli Merja
4 Nëntor, 16:30
-
Ndryshime kolosale këtë javë/ 'Alarm shenjat e ...' Horoskopi 4-10 nëntor nga Jorgo Pulla
4 Nëntor, 13:28
-
Supë me mish qengji nga gazetarja Admirina Peçi
31 Tetor, 11:47
-
Sallatë e egër me lëng shege nga Admirina Peçi
31 Tetor, 11:40
-
Hasude me arra sipas traditës matiane nga Admirina Peçi
31 Tetor, 11:34
-
‘Pa to, nuk kemi jetë’, Ja zakonet që po ju dëmtojnë veshkat / Altin Joka tregon ushqimet dhe bimët më të mira për shëndetin e veshkave
30 Tetor, 16:30
-
Bukë misri me djathë e majdanoz nga Niki dhe Eljani
30 Tetor, 12:23
-
'Nëntor i frikshëm', ja cilat shenja do të sprovohen nga ky muaj/ Astrologu Jorgo Pulla paralajmëron: Kujdes!
28 Tetor, 15:32