Gjykata e Gjilanit ka shpallur fajtore vajzën me iniciale A.S. e cila plagosi Princ Valentino Corleone-n. Sipas mediave kosovare, ajo është dënuar me 1 mijë euro gjobë të cilën duhet ta paguajë brenda 30 ditëve. Në rast se e akuzuara nuk e paguan gjobën, dënimi me gjobë i zëvendësohet në dënim me burgim prej 50 ditësh.
E akuzuara dhe i dëmtuari Princ Valentino Corleone, gjatë dëshmive të tyre para trupit gjykues, kanë deklaruar se ngjarja kishte ndodhur në mënyrë aksidentale dhe se Corleone e kishte kërkuar vetë të qëllonte pasi ishte king.
“Jam i plagosur nga vajza që e kam rritur vetë dhe që e kam si vajzën time. Më ka gjuajtur me pistoletë në këmbën e djathtë sepse kemi qenë duke lozur në lojë të Casinos që quhet Barbut dhe kush humb në lojë, do ta hajë një plumb në këmbë. Dhe në këtë lojë me bast me vdekje ndoshta dhe pastaj humba unë dhe i thashë vajzës më gjuaj tani! Ajo më tha, jo, babi, nuk mundem.
Unë i thashë më gjuaj se jam King, kemi luajtur me bast kështu dhe do zbatohet po nëse nuk me gjuan atëherë do të gjuaj unë ty për shkak që nuk zbaton rregullat e bastit të lojës, më kupto chika ime e vogël, jam babi yt, Kingi, më gjuaj shpejt. Dhe vajza, duke i ra lotët, më gjuajti në këmbë plumb 9 mm dhe pastaj kam pas shumë gjakderdhje, por faleminderit doktorëve profesionalë me shumë shpejtësi ma shpëtuan jetën sepse isha duke vdekur nga gjakderdhja. Tani jam në shtëpi duke u shëruar. Kam dalë nga spitali i Gjilanit ose i Italisë të vogël”, u shpreh ai aso kohe.
Nuk e zhduki kete pleren!!ne te semes te vinte!!
Përgjigju