Gjinekologia Mimoza Keta në ‘Rreze Dielli’: Nga rënia e flokëve tek çrregullimi i ciklit menstrual, ja shenjat që vuani nga vezoret policistike

Sindromi i vezoreve policistike është një ndër problematikat që prek vajzat dhe grate në moshë aktive riprodhuese. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, Mimoza Keta tregoi simptomat dhe shenjat e kësaj sindrome dhe dha disa këshilla se si ta kaloni sa më lehtë.

Sipas saj është e rëndësishme që fillimisht të kuptojmë shenjat që na sjell kjo sindromë. Por cilat janë shenjat më të shpeshta të saj?

Hormonet mashkullore androgen, testosterone që i themi ne, kanë një nivel më të rritur në gjakun e femrës. Vajza të reja drejtohen duke thënë më kanë dal qime në fytyrë, më kanë dal qime poshtë hundës, më kanë dalë qime edhe në pjesë të tjera të trupit dhe gjithashtu mund të kenë edhe akne. Pikërisht këto vajza me këtë prani aknesh mund të drejtohen dhe tek dermatologu, të cilët mendojnë se mund të jenë infeksione të ndryshme të lëkurës pa e ditur që kjo shkaktohet nga niveli i rritur i testosteronit në gjak. Por shkaqet e vërteta përse ndodh ky çrregullim në organziëm ende nuk dihen. Disa nga shenjat kryesore janë dalja e qimeve në regjjionin e mjekrrës, në regjionin posht hundës, tek femrat zakonisht është I prerë kufiri I qimeve në zonën pubike, vjen në trajtën e një trekëndëshi ndërsa tek meshkujt vjen si një romboit por po të shikosh tek këto femra qimet vijën deri lart në pjesën e kërthizës. Gjithashtu shenjë tjetër është rënia e flokëve, çrregullimet e menstruacioneve dhe fryrja ose shëndoshja. Po ashtu mungesa e mbetjes shtatzënë, të gjitha këto bëjnë atë që quhet sindromë” shpjegoi ajo.

 Gjinekologia Keta tha ndër të tjera, se kjo sindromë mund të kurohet përmes trajtimeve të ndryshme, ndërsa tregoi dhe disa nga analizat që një vajzë apo grua që ka këto simptoma duhet të kryejë.

Kjo sindromë shfaqet zakonisht në moshën riprodhuese. Këshillimi me mjekun gjinekolog dhe bërja e një grupi analizash të cilat patjetër do të ndihmojnë për ta trajtuar këtë sindromë, sepse është i  mjekueshëm. për ta diagnostikuar sindromën e vezores policistike duhet bërë patjetër një ekzaminim ekografik, e cila vlerëson kistet. Duhet bërë analizë detyrimisht pjesa e insulinës në gjak, duhet bërë analizë hormone mashkullorë. Pastaj mjekimi mund të jetë me kontraceptivë dhe duke u trajtuar në këtë formë vezoria do të jetë e qetë.

 Përpos medikamenteve, gjinekologia këshilloi edhe një dietë strikte ushqimore si dhe të heqin dorë nga ushqimet me sheqer.

 Një tjetër mënyrë trajtimi është ushqimi i shëndetshëm. Pikërisht eleminimi i sheqernave, unë them shpeshherë buka që ka shumë karbohidrate, duhet tre feta bukë në ditë. Nëqoftëse I merr uria, le të hanë sallatrat, eleminimi I çokollatave, i akulloreve, përdorimi I lëngjeve të shtrydhura. Të gjitha këto ulja e sheqerit dhe mbajtja e një diete konstante do të bëjnë të bien në peshë.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Festat sjellin trafik të rënduar në Tiranë, eksperti: Semaforët e shumtë bllokojnë qarkullimin, duhen mbikalime! Shoferët nuk zbatojnë rregullat

Festat sjellin trafik të rënduar në Tiranë, eksperti: Semaforët e shumtë bllokojnë qarkullimin, duhen mbikalime! Shoferët nuk zbatojnë rregullat