Gjinestra: Rihapet faltorja e shejntë e
Zojës së Stambollit, ndërtuar nga shqiptarët
Pas disa vitesh restaurimi u rihap Faltorja e Zojës së Konstandinopojës, mbrojtësja e Gjinestrës, e cila ishte mbyllur për probleme statike. Ky vend i adhurimit u ndërtua nga shqiptarë, para se të ndërtonin shtëpitë e tyre. Një gojëdhënë thotë se Virgjëresha Mari u shfaq në ëndërr tek një njeri, të cilit i tregoi vendin se ku mund të gjente portretin e saj të pikturuar.
Pas disa vitesh restaurimi u rihap Faltorja e Zojës së Konstandinopojës, mbrojtësja e Gjinestrës, e cila ishte mbyllur për probleme statike. Ky vend i adhurimit u ndërtua nga shqiptarë, para se të ndërtonin shtëpitë e tyre. Një gojëdhënë thotë se Virgjëresha Mari u shfaq në ëndërr tek një njeri, të cilit i tregoi vendin se ku mund të gjente portretin e saj të pikturuar. Ai shkoi në atë vend dhe së bashku me disa të tjerë pas kërkimeve gjetën portretin mbi një lis. Aty u ndërtua kapela dhe pothuajse sapo kishte përfunduar ndërtimi i saj, në një mëngjes rrezatues të muajit maj, të martën pas Rrëshajëve, ai gjeti pikturën e bukur të vendosur tashmë në altar.
Në kujtim të asaj ngjarjeje të mrekullueshme, çdo vit festohet festa e Zojës së Kostandinopolit të martën pas Rrëshajëve. Rimëkëmbja e këtij vendi kaq i dashur për popullin e Gjinestrës, u mbështet fuqimisht edhe nga prifti i atëhershëm famullisë, Don Gilberto Cignarale i cili për të mbledhur fonde organizoi vite më parë një koncert me pjesmarrjen e këngëtarit të famshëm napolitan Massimo Ranieri ku morën pjesë rreth 4 milion njerëz. Inaugurimi i shenjtërores u mbajt më 19 maj në praninë e Ipeshkvit të Dioqezës, At Gianfranco Todisco, ditën e Rrëshajëve, dhe festën për nder të Zojës së Konstandinopojës.
Çatia e kishës u rindërtua plotësisht me të dru të petëzuar si dhe dyshemeja me material polikromatik. Edhe afresku i Zojës së Kostandinopojës, një ikonë e mrekullueshme e stilit të pastër bizantin, me kullat e qytetit në flake e rrethuar nga një lis është restauruar nga John Bruno di Venosa. Në të kaluarën me rastin e Vitit Marian, Peshkopi Vincenzo Cozzi ka dashur të nderoi 600 vjetorin e ndërtimit të kësaj Faltoreje duke e zgjedhur nga radhët e shenjtorëve për jubileun Marian.
PËRKTHIMI NË GJUHËN ARBËRESHE ZHURË: HAPET NJ’ATËRË HERË KLJISHA SHËRMËRISË E STISUR KA ALJBËRESHËTU hap, pas disa vitra restauri, Santuari i Shërmërisë e Kostantinopolit, shëjta e Zhurës, çë kish mot çë ish e mbllimë pse ish e shuljartur. Ky vend kulti klje stisur ka aljbëreshët e më parë se të stisin shpitë e tyre. Thuhet se Shërmëria i duall në ënderr një kishteri e i tha vendin ku do të gjënej një kuadër me çerën e saj. Ai vate atje me më disa e gjet quadri mbi një ljis. Atje u stis kapeljia, e një herë e rritur, në një manat e thjellëtë, të marrën e Korpdhikristit, u gjet kuadri i bukur e Shërmërisë, vet i vënur mbi autarit.
Për kuljtim i këtij mirakulli, nga vjet bëhet festa e Shërmërisë, të marrën e Korpdhikristit. Rekuperi i këtij vendi e dish fort populacjuna e Zhurës bashkë me priftin, don Gilberto Cignarale, çë për të mbidh soldet skomodharti edhe kantandin Massimo Ranieri, cë këndonehj te festa përpara katër milj vet.
Inauguracjuna e Santuarit u bë në 19 majit me Veskuvin, Gianfranco Todisco. Kljisha u mbuljua me dërrasa e trava druri e matunata me shumë kulure. Edhe quadri i Shërmërisë, një ikonë bixantine e bukur, ku duket katundi çë digjet afër një ljis, klje retaurartur ka Giovanni Bruno di Venosa. Tje pak mot, me “l’Anno Mariano”, veskuvi Mons. Vincenzo Cozzi dish të e onorarnej centenarin e katert tue zgjedhur këtë Santuar në mest të tjervet të Shërmërisë.
Pietro AbitanteShkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 26.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
10%
-
Pak
20%
-
Aspak
70%
Vota total: 10
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Trahanik tradicional nga zonja Albana
24 Janar, 10:58
-
Ekzekutimi i Lulzim Vishës në Kamëz, vrasësit me 'Porsche' të zi
24 Janar, 10:55
-
Afera 'Partizani' Jamarbër Malltezi lihet në ‘arrest shtëpie’/ GJKKO rrëzon kërkesën e dhëndrit të Berishës
24 Janar, 10:50
-
Report Tv sjell PAMJET, shenjat e plumbave në makinën e viktimës Lulzim Visha
24 Janar, 10:49
-
NBA/ Lakers leksion kampionëve të Celtics, Jokic fenomenal te Denver! Fitojnë Bucks e Warriors
24 Janar, 10:38
-
Vlorë/ Kontrolle në një banesë në lagjen '10 Korriku', policia gjen një pistoletë me silenciator dhe 24 fishekë! Shpallet në kërkim 46-vjeçari (EMRI)
24 Janar, 10:34
-
Taksistët dalin në protestë përpara Bashkisë së Elbasanit
24 Janar, 10:31
-
Filmi për holokaustin, pas Tel Avivit, premierë në Tiranë. Regjisori izraelit Adir Miller dhe historia e “The ring”
24 Janar, 10:29
-
48-vjeçari ekzekutohet në Kamzë, dyshohet se u nxor në pritë! Vëllai i Lulzim Vishës vrau në prill të 1997 (EMRAT)
24 Janar, 10:17
-
Primaret/ Plas në PD, Bujar Leskaj del kundër Berishës: Të gjithë drejtuesit e partisë në votë, ose të gjithë në lista të hapura! Sot nuk na falet asnjë gabim
24 Janar, 10:17
-
Gati projekti për krijimin e Bankës Shqiptare të Zhvillimit, Rama: Në bashkëpunim me Italinë! 250 mln euro financim për bujqësinë
24 Janar, 10:15
-
Akuzohet për fshehje pasurie, GJKKO kthen dosjen për hetim në SPAK për Asllan Dogjanin, deputeti: Gjykata dha shpresë
24 Janar, 10:10