Gjinushi: 22 marsi rrëzoi
diktaturën, por "lindi" Saliun

Gjinushi: 22 marsi rrëzoi<br />diktaturën, por "lindi" Saliun
Kryetari i PSD, Skënder Gjinushi në një intervistë për gazetën "Shqiptarja.com" është shprehur se 22 marsi i këtij viti e gjen Shqipërinë nën sundimin e klanit të Berishës që e la vendin jashtë Evropës dhe jashtë gjithë ambicieve të shqiptarëve.

Përvjetori i 22 marsit erdhi, dhe një ditë....?
Po ka kohë për të festuar. Pastaj dhe hashurja, që bëhet me grurë do maksimumi tre orë të zihet. Bëhet shpejt.

Si e kujtoni 22 marsin e vitit 1992, çfarë pritshmërie kishit...?
Të gjithë shqiptarët patën kujtuar se demokracia atë kohë kishte fituar, me fitoren e partisë së parë opozitare dhe koalicionit që vinte në pushtet pas 45 vitesh dikaturë. Shqipëria hyri në demokraci, bëri zgjedhjet e para pluraliste, pra fitoi PD.

Asokohe pavarësisht shpresave të mëdha s'pati kontestime për zgjedhjet, partia në pushtet dorëzoi qetësisht pushtetin?
Nuk pati asnjë kontestim për zgjedhjet e 22 marsit, megjithëse i organizoi PPSH e Ramiz Alia. Asnjëherë pas këtyre zgjedhjeve nuk u zhvilluan zgjedhje të drejta, të ndershme e të pakontestueshme, sidomos nga Saliu. Fatkeqësisht ishin zgjedhjet e para të lira e të ndershme, por me sa duket kanë qënë dhe të fundit deri më tani. Pasi pas 22 marsit, erdhën zgjedhjet e manipuluara të 26 majit të vitit 1996, zgjedhjet me probleme në vitin 2009 dhe vitin 2011. Sa herë bën zgjedhje Saliu, vetëm probleme kemi.

Motoja në atë kohë ishte "Shqipëria si gjithë Evropa". Ku jemi?
Në rast se është shpresuar shumë në atë kohë se Shqipëria iu bashkua familjes evropiane, tani pas pas 20 vjetësh u konstatua se Shqipëria ka shumë vështirësi për t'u bashkuar me këtë familje, ndërsa me Berishën e ka të pamundur të bashkohet.

Ju po thoni se u tradhëtua 22 marsi...?
Me këtë fitore vetëm ka abuzime, PD e Berisha e kanë shfrytëzuar aq shumë për 20 vite me radhë, sa ia kanë nxjerrë bojën. Jemi i vetmi vend ku ka degjeneruar demokracia në këtë far feje. Ka një qeveri klanore, korrupsion, mosrespektim të Kushtetutës dhe që punon kunër integrimit në BE.

Kur flisni kështu, 22 marsi i vitit 1992 duket i largët, asgjë s'është arritur nga të djathtët në vitet që kanë qënë në pushtet?
Asgjë. Në vitin 1992 ne ishim të parët në rajon, na la PD në fund të vendeve të rajonit. Më 2005 ishim para Serbisë e Malit të Zi, tani kemi dalë sërisht prapa nën qeverisjen e PD. Pra 20 zhgënjim pasi fatkeqësisht PD ra në duart e një klani që e përdori keq. Kjo qeveri e Berishës flet për luftë kundër korrupsioni dhe vjedh vetë me të dyja duart, flet për pavarësi të gjyqësorit, ndërsa sulmon me fjalorin më ordiner drejtësinë. Flet për liritë dhe të drejtat e njeriut, por vret në mes të bulevardit të pafajshëm.

Po thoni se nuk ka mbetur asgjë nga ëndrra e 22 marsit te PD...?
Në mënyrë absolute asgjë. Pasi 22 marsi duhet t'i kujtojë Saliut që komunizmi iku me votë pikërisht zyrtarisht në këtë ditë, ndërsa vetë Berisha nuk ikën me votë pasi e vjedh atë. Iku komunizmi pa u prek asnjë fije floku, 20 vjet më pas kjo qeveri vret njerëz në mes të bulevardit për pushtet. Kaq do mjaftonte për të kuptuar se ëndrra e shqiptarëve për të hyrë në Evropë, për një jetë më të mirë dhe më dinjitoze, me Saliun në qeverisje është një gjë e pamundur dhe utopi.

Po nesër(sot) është 20 vjetori i fitores së parë të opozitës pas 45 vitesh diktaturë. Si e pret këtë ditë, pasi keni qënë në tribunë me fituesin 20 vite më parë. Jeni ftuar?
Po theksoj se, 22 marsi i vitit 1992 na çliroi nga komunizmi, ndërkohë që 22 marsi i vitit 2012 duhet të na çlirojë nga 'salizmi'. Sa për ftesën, aty ftohen ata që janë me diktaturën dhe komunizmin, korrupsionin e abuzimin me pushtetin. Tani kriteri kryesor për të marrë pjesë kudo si i ftuar është se duhet të jesh i korruptuar. Ne jemi në krahun e atyre që kërkojnë largimin e diktaturës. Në shkurt u rrëzua monumenti i diktatorit, por mbeti i gjallë diktatori i vogël Sali.

Që do të thotë se...?
Që do thotë që aq sa gëzoi populli më 22 mars kur iku diktatura, aq do të gëzojë për rrëzimin e Berishës. Por do ketë gëzim akoma më të madh për rrëzimin e tij, pasi do të hiqet nga rruga drejt demokracisë pikërisht pengesa kryesore. Shpresa e shqiptarëve është më e madhe tani, pasi atëherë kishte dilema sepse s'njihej situata, s'dihej nga do shkonin pasi dilnin nga 45 vite diktaturë, tani dinë se do çlirohen nga komunisti i fundit i kuq.

Në këtë 22 mars, si e vlerësoni mbështetjen ndërkombëtare...?
Për këtë qeveri as që diskutohet më mbështetje ndërkombëtare. Berisha duhet të kuptojë që ndërsa më 22 mars 1992 një ish-ambasador amerikan e ka superpërkrahur duke qëndruar në krah të tij, sot një ish ambasador amerikan bën thirrje hapur që Berisha të largohet, të ikë ky klan nga pushteti. I cili nuk e ka për gjë të thotë si më 1997 në Kuvend, atëherë përmes ish-kreut të SHIK, Gazidede se janë raportet e CIA-s bashkë me komunistët që punuan për largimin e tij nga pushtet. Me sa duket amerikanët kanë bashkëpunuar dy herë me shqiptarët, kanë bashkëpunuar njëherë me komunistët kundër fashizmit e njëherë për të rrëzuar Berishën nga pushteti. Tani me sa duket e treta e vërteta do dalë që të ikë përfundimisht.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Plani i investimit për Thethin, Rama: Lehtësojmë taksimin! Projekt i ri për furnizimin me energji, mbështetje për panele diellore

Plani i investimit për Thethin, Rama: Lehtësojmë taksimin! Projekt i ri për furnizimin me energji, mbështetje për panele diellore