Gjinushi: Akademia e Shkencave do të ndryshojë rrënjësisht

"Detyra dhe përgjegjësia kryesore e gjithkujt që kërkon dhe ka nderin të bëhet pjesë e drejtimit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, të këtij institucioni elitar të shkencë" me këto fjalë e ka nisur shpalosjen e platformës së tij, Skënder Gjinushi i cili kandidon për tu bërë kryetar i Akademisë së Shkencave.

Më pas Gjinushi ka deklaruar se Akademia ka nevojë për një riorganizim totla dhe më pas ky Intitucion do të kryej punën ashtu siç duhet.

Gjinushi ka shtuar se Akademia e Shkencave do të kthehet nga institucioni që ishte nën presion për t’u reformuar, në institucionin që drejton dhe nxit reformimin e sistemit të shkencës dhe të vetë Akademisë.

Pjesë nga fjala e Gjinushit:

"Akademia e Shkencave nuk mund të luajë rolin e misionin e saj, pa vendosur kontakte ligjore komunikimi me Këshillin e Ministrave, Komisionin e Kuvendit dhe organet politikbërëse të shkencës në vend. Ligji i ri parashikon format e këtij bashkëpunimi, por duhet që këto të reflektohen edhe në ligjin e ri për shkencën e sidomos që, vetë kjo Asamble, Kryesia e re të imponohen, në bërjen e tyre efektive. Asambleja si organ këshillimor për politikat për shkencën dhe zbatimin e tyre duhet të dijë të këshillojë, por edhe të dëgjohet.
Riorganizimi i administratës, rikonceptimi i saj, vendosja e një drejtuesi administrativ, do të realizojnë një ndarje më të qartë midis rolit të Kryesisë e të administratorit. Kryesia është së pari drejtuese e Asamblesë e jo e Administratës, përgjigjet kryesisht për realizimin e politikave dhe objektivave të përcaktuara nga Asambleja e jo për shpenzimet.

Përveç sa më sipër Akademisë së Shkencave i burojnë një sërë objektivash e detyrash të shprehura qartë në aktet e reformës përfshirë, platformat alternative, çka do të reflektohen tërësisht në Statutin dhe rregulloret e reja, si dhe në programet që do të miratojë kjo Asamble ndër vite, për shumë nga të cilat Akademia e Shkencave ka krijuar tashmë një traditë pozitive edhe në vitet e vështira, të gjitha këto nuk preferojmë t’i rendisim në këtë platformë, pasi detyrat e misioni ynë tashmë janë të qarta, çdo gjë varet nga aftësia e vullneti për t’i zbatuar e kjo është një çështje besimi reciprok.

Kam besimin se së bashku me Ju, së bashku me prurjet e reja dhe me bashkëpunëtorët e jashtëm të rinj, që mundëson reforma, ne mund t’i realizojmë ato. Në qoftë se Ju keni të njëjtin besim, do të jetë një nder e përgjegjësi për Ne shprehja e këtij besimi me votën tuaj. "


Lajmi kryesor:

Gjinushi zgjidhet në krye të Akademisë së Shkencave, Fuga: Nuk e njoh rezultatin (VIDEO)


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës