Në këndvështrimin e Gjinushit kjo duhet të kuptohet si krijimi i një fronti të gjërë për të rikthyer demokracinë e konsoliduar në Shqipëri, e cila në këto vite të qeverisjes së kësaj mazhorance është cënuar rëndë në thelbim e saj. “Unë e kuptoj më shumë si një thirrje që të gjitha forcat që janë për largimin e kësaj të keqeje për Shqipërinë. Duhet dalluar fronti që synon rivendosjen e rendit kushtetues dhe demokracisë së konsoliduar e gjithçkaje që është shkatërruar nga qeverisja e PD-së këto 7 vjet dhe është një diçka tjetër që pas rivendosjes së rendit dhe largimit të këtij klani.
Pastaj bashkëqeverisja vendoset mbi rregulla të tjera”, tha Gjinushi, në një intervistë përt “TCH”. Nëse në 2013-ën do të krijohen dy koalicione, një i majtë dhe një tjetër i djathtë Skënder Gjinushi pohon se një detyrë madhore e koalicionit të djathtë do të jetë rikompozimi i të djathtës shqiptare. “Grupimi i djathtë sigurisht ka rolin e rilindjes të djathtës. Pra fraksionet e krijuara nga e djathta janë krijuar si nevojë e rikonfigurimit të të së djathtës sepse e djthta rezulton që nuk është më një e djathtë e mbështetur mbi ekonominë e tregut është një e djathtë e mbështetur totalisht mbi krimin dhe korrupsionin”, tha Gjinushi. Dhe në këtë koncept, kreu socialdemokrat llogarit dy partitë e djaqthta të krijuara tashmë në spektrin politik shqiptar, Frymën e Re Demokratike që aktualisht drejtohet nga ish-deputeti i PD, Gazmend Oketa dhe që pritet që të aderojë dhe pse jo ta drejtojë pas shtatorit ish-presidenti Topi dhe Aleanca Kuqezi, që drejtohet nga ish-nënkryetari i KLD Kreshnik Spahiu.
Ndërkohë që rikthimin në politikën aktive partiake të Bamir Topit, Skënder Gjinushi e shikon si një sfidë të ish presidentit brënda të djathtës. “Zoti Topi vendosi të qëndrojë në politikë, por të luajë rol atje ku ka hapësirë dhe jo të vijonte të ishte palë e PD-së, e cila është shkaktare e krizave më të rënda që ka kaluar vendi. Është një sfidë që duhet provuar, sepse njerëzit mund të jenë të zhgënjyer dhe nuk i mirëpresin koalicionet në thonjëza”, tha Gjinushi. Për të cili, tashmë kreu socialist Rama po lëviz në shinat e huhura poliutike përsa i përket koalcioneve për të larguar Berishën.
Shkrimi u botua sot ne gazetën Shqiptarja.com
(sg/shqiptarja.com)