Gjinushi Milo dhe Koci
me një grupim të ri politik

Gjinushi Milo dhe Koci<br />me një grupim të ri politik
Vazhdojnë largimet nga koalicioni i majtë i udhëhequr nga Partia Socialiste dhe kreu i saj Edi Rama. Pak ditë pasi një ndër themeluesit e kësaj partie, Elmaz Sherifi, shpalli shkëputjen nga PS dhe lindjen e Partisë për Progres dhe Drejtësi, janë aleatët e Ramës, Gjinushi, MIlo dhe Koçi që deklarojnë lindjen e një grupimi të ri politik.

Sot, Skënder Gjinushi, kryetar i Partisë Socialdemokrate, Paskal Milo, kryetar i Partisë Demokracia Sociale dhe Petro Koçi, kryetar i Partisë Socialiste të Vërtetë ’91, janë takuar në një tryezë të përbashkët, pikërisht për strukturimin e forcës më të re politike.

“Koalicioni i drejtuar nga PS ka nevojë për aleatë më efektivë në tregun politik dhe bashkimi i PSD, PDS, PSV e partive të tjera të gatshme për tu bashkuar do të sjellë një realitet të ri në strategjinë dhe taktikat politike të së majtës për të fituar zgjedhjet e ardhshme”, thuhet në njoftimin zyrtar të PSV91.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Rikthehet Broja, sulmuesi gjen minutat e para për këtë sezon me Everton U-21

Rikthehet Broja, sulmuesi gjen minutat e para për këtë sezon me Everton U-21