"Ne qëndrojmë me ju. Një qasje e fortë dhe e koordinuar evropiane mbetet thelbësore për paqen, lirinë dhe sigurinë. Grupi i Berlinit është i gatshëm t'ju mbështesë, në koordinim të ngushtë me partnerët tanë amerikanë", shkroi kancelari gjerman Friedrich Merz në X pas telefonatës së tij me Volodymyr Zelensky përpara takimit të presidentit ukrainas me Donald Trump të planifikuar për të dielën në Mar-a-Lago.
Referenca ndaj 'Grupit të Berlinit' kujton formatin që u takua në kryeqytetin gjerman dy javë më parë, ku morën pjesë 13 udhëheqës evropianë: përveç pritësit Merz, kryeministri britanik Keir Starmer, presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministri italian Giorgia Meloni, presidenti finlandez Alexander Stubb, kryeministri danez Mette Frederiksen, kryeministri polak Donald Tusk, kryeministri suedez Ulf Kristersson, kryeministri holandez Dick Schoof, kryeministri norvegjez Jonas Gahr Store, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, presidenti i Këshillit Evropian António Costa dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Të dielën takim me Trump në Florida, të përfshirë edhe evropianët! Plani i paqes në 20 pika është gati 90%







