PJESE NGA INTERVISTA
A duhet t’i plotësojë opozita, vendet bosh në KQZ?
PSD ka pasur diferenca në qëndrime me PS-së dhe tani dallohet qartë në bazën programore dhe aleate në qeverisjen e ardhshme. Nëse disa bërtasin jo bojkoti i majtë e budalliqe të tilla, për ne absolutisht: shkak i krizës është kjo qeveri që një ndër shkeljet më të rënda ka që nuk i ka lënë asnjë hapësirë opozitës, nuk e ka dëgjuar për asgjë opozitën dhe madje nuk e ka lejuar të ushtrojë as të drejtat themelore të saj, duke filluar nga Kuvendi, nga vota e fshehtë, nga vota e lirë në zgjedhjet e Tiranës dhe e drejta për t’u përfaqësuar sipas ligjit apo për të mbrojtur institucionet kushtetuese apo për zgjidhjen e Presidentit të Republikës.
Në demokraci opozita nuk është për të shpëlarë shkeljet ligjore e kushtetuese të shumicës. Kemi një Kod Zgjedhor që është bërë për të dhjetën herë. Një nga pikat më të nxehta ishte formatimi i KQZ-së. Një nga nenet që ishte shkruar më me kujdes ishte sa do e ketë mandatin, si do hiqen, si do vihen, për balancimin…Ishte e vetmja pikë që gjoja rregullohej nga reforma. E vetmja, se asgjë të re nuk solli reforma, ndonëse e la katër me tre. Dhe ata ranë dakord që të kenë mandate 6-vjeçar dhe që të nesërmen, t'i shkon e shkel! Atëhërë, ndërsa e shkel, ta rregulloj ligjshmëria.
Nuk mund të riformatohet KQZ-ja se është shpërndarë parlamenti
Nuk ka problem fare. Thirret seancë e jashtëzakonshme. Nuk ka shpërndarje që ndalohet të kryejë veprime. Kuvendi vepron deri në mbledhjen e Kuvendit të ri.
OSBE-ja mendon krejt ndryshe nga ju…
OSBE-ja mendon që nuk bëhen ndryshime kur institucioni funksionon, jo kur nuk ka institucion.
Po institucioni funksionon…
Kë quajmë OSBE? Se po quajtëm ambasadorin, ai është jashtë loje. Ai ka qënë përkrahësi më i mirë i të gjithë shkeljeve ligjore të qeverisë.
E çuditshme, se kur ambasadori amerikan bën deklarata mban qëndrime pozitive në favorin tuaj, ndërsa ky pse mban qëndrime personale?
Unë njëherë nuk bëj qëndrime të tipit OSBE, që palët ta zgjidhin e të tjera, por që gjërat të thuhen sipas rastit. Patjetër, nëse ai bën një deklaratë në mbrojtje të ligjit, unë e përshëndes, nëse ai bën një deklaratë në shkelje të ligjit, do distancohem. Kurse ai ka bërë në mënyrë permante në shkelje të ligjit. Që nga 2009-a e me radhë. Edhe për mandatet e reja. Kushtetuta detyron që mandatet të jenë në raport me popullsinë aktuale. Pra, në Tiranë duhet të kenë 33 mandate. Kodi detyron procedurialisht që të bëhet ndarja e re. Ky, këta, thonë që meqë KQZ-ja s’arriti konsensus, atëherë vendos Kuvendi të rrijë ndarja e vjetër. Kjo është antiligjore, antikushtetutese, antiprocedurë, është një vendim nul, sepse Kuvendin nuk e ka vënë njeri të marrë vendim për një gjë që s’e ka në kompetencë.
Ka në kompetencë të miratojë ndarjen e re të KQZ-së. Këto janë shkelje aq të rënda, saqë një ambassador ose nuk flet ose duhet të flasë për zbatim të ligjit.
"BASHKEQEVERISJA ME PS ME RREGULL TRESHI", ME 20 MIJE VOTA JE NE QEVERI
Koalicioni i opozitës, pati reminishenca të vitit 2009...?
Duhet të krijohet fryma, dhe kjo tregohet nga mirëbesimi. Një nga elementët ishte që krahas krijimit të koalicionit, platformës, qeverisja bëhet mbi votat dhe sipas një numri të caktuar të votave merret dhe përgjegjësia e bashkëqeverisjes nesër.
Si është kontrata juaj me PS...?
Ajo do jetë me votë. Do jetë me rregull treshi. Partitë kanë rënë dakord që të administrojnë pushtet në raport me votën.Termat konkretë janë që duke filluar nga nivele të ulta votash, psh. 500 vota në qark, vlejnë për të vlerësuar atë që ka kontribuar. Për partitë e vogla deri në 10 mijë vota, këto merren në konsideratë; ka specifika. Ekuivalencat gjenden lehtë. Partitë mbi 10 mijë vota, ato që janë realisht parti, janë në bashkëqeverisje nga poshtë deri lart. Detaji është që je pjesë e qeverisjes. Nëse deri në këto nivele vlerësohesh për këtë kontribut, nga 20 mijë e sipër vlerësohesh në qeverisje".
Termat konkrete...?
Partia që merr mbi 10 mijë vota je pjesë e qeverisë. Pavarësisht nga luajaliteti duhet dhe një mandat deputeti. Ajo qe duhej bërë ishte ajo që bëri PD, që futi në listat e veta krerët aleatë. Kjo nuk është lëmoshë, pasi PSD ka marrë 30 mijë vota, pra për tre deputetë, ndërsa ne nuk morëm asnjë. Llogarit dhe vjedhjen, ne mund të kishim marrë 50 mijë vota. Pra votat tona shkuan te PS. Dhe këtë radhë ne do marrim mbi 40 mijë, kontribuojmë në marrjen e 4-5 mandateve drejtpërdrejt, dhe patjetër duhet të kesh të garantuar të paktën 1 ose 2 mandate. Ne do ta garantojmë me taktikat tona.
Cilat janë garancitë...?
PSD do të kishte dy mandate po të numëroheshin votat drejt, përveç vjedhjes që na u bë në total. Në Tiranë kishim 4 mijë e ca, me 6 merrej një mandat, pra për dy mijë vota. Ne në Tiranë marrim 6-7 mijë vota tani, që shkojnë deri në 18 mandate për të majtën, një të jetë i PSD sepse e merr me votat e saj. Ndërsa PD, vetëm për një kontribut fut tre deputetë të PS në lista.
LARGIMI I KASTRIOT ISLAMI
Islami tha se e bëra si Kushner në Francë...?
"Zgjedhësit kërkojnë të paktën që të kthehet morali në politikë. Të kalosh majtas e djathtas në mes të zgjedhjeve, këtë s’e ka bërë kurrë Kushner. Nuk e ka bërë askush që të marrë mandatin majtas dhe kthehet djathtas në një qeverisje të djathtë për katër vite.
E ke për LSI...?
Patjetër.
Do ishte krizë vendim me rezultatin 70 me 70...?
Pse u zgjidh kriza, u fut në krizë akoma më shumë, la Berishën dhe katër vite në qeveri, ku theu rekordet e korrupsionit, na la të fundit në rajon në të gjitha aspektet. U mbajt kriza pra. Dhe LSI duhej të hynte me ne që të shuhej kriza.
"E MAJTA IA LA GATI GJITHE MARREVESHJET E INTEGRIMIT, BERISHES, AI VETEM PO I FIRMOS"
Vendet evropiane zgjedhjet i bëjnë me Ministrinë e Brendshme..?
Janë evropiane ato, s’është Saliu aty.
Por hymë në KE, NATO u hoqën viza me Berishën...?
Ky është varianti Topalli i të thënit të gjërave. Në ‘91 deri në ‘96 s’kishte këto rregulla dhe mund të hynim lehtë. Berisha manipuloi zgjedhjet dhe na la jashtë Evropës, shtuar krizën e 97 dhe ne humbën shansin të anëtarësoheshim thjeshtë si të tjerët në BE. Pas kësaj pasi mbaruan luftërat. Në vitin 2003 u vendos MSA, stazhi paraprak i integrimit në BE.
Nano nuk arriti...Pastaj bilbilat në Kuvend...?
E bëri gati. Bllokimi i bilbilave solli bllokimin e integrimit në fakt. Vendimi është marrë në 2003 në Selanik e më 2005 u mbyllën të gjitha, priteshin vetëm zgjedhjet e pranueshme. E majta e dorëzoi në rrugë paqësore pushtetin, atë që nuk e ka bërë kurrë Berisha. Meqë zgjedhjet e 2005 u cilësuan pa probleme, u firmos MSA. Pas asaj nuk u bë asgjë. Defakto në NATO ne kemi hyrë që në vitin 1999, kur u dhanë bazat për të
Po koalicioni me LSI i shton votat apo mbeteni në vend...?
LSI ishte krejt jashtë loje. E majta kishte nga 71 deri në 73 mandate të pastra. E mira është që e majta ka zgjedhje dhe brenda, ndërsa e djathta është njësh. Me gjithë atë kontestim që ka pasur e majta ka zgjedhje, dhe ne si PSD dallojmë qartazi në moral politik, garancinë që japim për votën dhe nga të ardhurit e ri, por dhe për ata që kanë qënë, pasi kanë keqpërdorur votën.
Duka i heq mandate të majtës...?
Duheshin evituar, ndërsa e majta apo PS kapërceu diferencat e mëdha deri kontradikta me LSI mund të kapërcente shumë lehtë dhe këto të tjerat. Me Dukën s’ka pasur asnjë kontradikte parimore, apo me Priftin që në ndryshim nga LSI tregoi kurajo e pendesë.
Nuk heqin tre mandate të majta...?
Këta nuk i heqin tre mandate të majtës. Kur del i pavarur merr vota ku të dalë. E majta është e djegur nga frika e çarjes. E majta duke u djeg nga qulli do t’i fryjnë dhe kosit për mosqarje votash. Do shihet në fushatë, por ama një gjë e sigurtë, fitorja është e sigurtë me 74 mandate minimumi. Të gjitha qarqet janë në lojë, e majta në sulm dhe e djathta në mbrojtje. Ua kam bërë skemën, është e thjeshtë. Nuk tregohet skema. PS i merr 10 mijë vota në Kukës, LSI merr 4-5 mijë dhe aleatët e tjerë i marrin 2 mijë vota dhe bëhemi 2 me 2. Në Berat dalim 6 me 2, Fieri 10 me 6, nuk thellohet më. Ka firo dhe në krahun tjetër. Nuk mund të ndodhë që 8 vite në pushtet të rritet qeveria e të bjerë opozita. Eshtë si do ndahet faktori çam. AK do shkojë gjithnjë e më shumë djathtas. Nacionalizëm me fjalë ka dhe Saliu por ishte kundër Kosovës, shiti detin, ne kemi veprat, luftën e Kosovës dhe e dokumentuar për pozicionimin kundër shitjes së detit.
Po Vlora...Nano prishi paktin...?
Elbasani do ndryshojë, Korca e ka më të vështirë. Vlora 8 me 4.
Rama në Vlorë...?
Ka domethënie. Më shumë domethenie po të shkonte në 8 me 4. Prandaj unë them që 74 bëhet kjo është dyshemeja, pjesa tjetër mbetet për t’u parë.
Redaksia online
(ar.sh/sg/shqiptarja.com)