Një gjirafë “kurioze” ka trembur një çift të rinjsh dje në Parkun Safari të West Midlands.
Gjirafa ka kërkuar ushqim dhe ka futur kokën brenda dritares së makinës ku ishin çifti pasi kërkonte për të ngrënë.
Në fillim dy të rinjtë dukeshin shumë të entuziazmuar me praninë e kafshës aty, por si duket gjirfës i ka shijuar ajo çfarë ka ngrënë dhe nuk ka dashur të largohet.
Pasagjerja ka tentuar të mbyllë xhamin e makinës dhe por qafa e gjirafës e ka penguar duke e thyer në copa. Për fat të mirë asnjëra palë nuk mbeti e dëmtuar.
Komento