49 vjeçarja ka dhunuar për të disatën herë kunatën e saj bashkmoshatare, në qytetin e Gjirokastrës. 49 vjeçarja V.L. është në hetim pasi dyshohet se ushtroi dhunë ndaj kunatës K.L, 49 vjeçe, dy ditë më parë. Mësohet se dy kunatat 49 vjeçare janë konfliktuar me njëra-tjetrën në mënyrë verbale, ndërsa më pas situata u tensionua. Burimet thanë se ngjarja ishte e përsëritur mes dy kunatave, të cilat mësohet se kanë pasur mosmarrëveshje dhe herë të tjera. Policia i referoi materialet për këtë rast në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.