GJIROKASTER- Rreth 50% e pyjeve në rrethin e Gjirokastrës janë të shkatërruara dhe të dëmtuara si pasojë e ndërhyrjeve abuzive. Sipas kreut të Shërbimit Pyjor Rajonal, Spiro Diamanti, komunat e Dropullit të Sipërm, Pogon, Zagorie, Picar dhe Cepo janë nga më të dëmtuarat, të cilat kanë edhe peshën më të madhe të sipërfaqeve pyjore, në kurorën e gjelbër të jugut.
 
Diamanti thotë se  gjatë ditëve të fundit, janë bllokuar katër ngarkesa me lëndë drusore të prera në mënyrë ilegale, ndërkohë që janë vendosur edhe gjoba për personat përgjegjës.
 
Gati 80 % e fondit pyjor dhe kullosor në Qarkun e Gjirokastrës, ka kaluar nën administrim të njësive vendore, ndërkaq Shërbimi Pyjor, po harton edhe planet e ndërhyrjeve në këtë zonë, që konsistojnë në rigjenerimin e sipërfaqeve të dëmtuara e sidomos në parqet e mbrojtura. 
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)