Një 33- vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për  vjedhje është arrestuar ditën e sotme nga policia e Gjirokastrës.

Bëhet e ditur se në pranga ka rënë Emilian Disani, banues në Berat.

Arrestimi i Bisanit është bërë pasi  në datën 16 korrik, në banesën e M.B, në Gjirokastër, kishte vjedhur 700 000 lekë dhe një laptop.

Gjatë arrestimit të 33- vjeçarit, blutë e Gjirokastrës i kanë sekuestruar edhe dy thika.

Njoftimi i policisë:
Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale "Vjedhje".

Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim:

Emirian(Emiliano) Disani(Disari), 33 vjeç, banues në Berat, pasi:

Në datë 16.07.2017 shtetasi i mësipërm ka vjedhur një sasi prej 700 000 lekësh dhe një laptop në banesën e shtetases M.B, banuese në Gjirokastër.

Nga kontrolli personal i shtetasit të mësipërm u gjetën dhe sekuestruan dy mjete prerëse (thika).

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com