GJIROKASTËR - Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim nga ana e policisë Gjirokastër, kapet dhe ndalohet 21 vjeçari Marjus Vaja.

Sipas policisë ky ishte person i shpallur në kërkim ,pasi Gjykata e rrethit gjyqësor gjirokastër ka caktuar masën e sigurisë Arrest me burg, për veprën penale Prodhim e shitje te narkotikeve.

Ky shtetas në muajin Maj, ka mundur t’iu shpëtojë shërbimeve se Sektorit Kundër Narkotike,i cili po shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla ,duke braktisur çantën me rreth dy kg mariuanë. Kapja e tij u be nga efektivat e Komisariatit të Policisë Gjirokastër
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)