GJIROKASTËR - Efektivët e Komisariatit të Policisë Gjirokastër  në vijim të operacioneve antikanabis, për gjetjen dhe asgjesimin e bimëve narkotike të mbjella, si dhe  mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative  kanë ushtruar kontroll të imtësishëm territori në Komunën Zagori të rrethit Gjirokastër , ku ka rezultuar se:
 
Në pyllin e  fshatit Zhej, në vendet e quajtura “Gropat e Pishave” dhe “Burimi i Veli Hodos”, u gjetën dhe u asgjësuan 1170 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa të kultivuara në parcela të hapura rishtas , si dhe 52 kubikë me fidanë të dyshuara si bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa.
 
Mësohet se policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të bimëve narkotike.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)