Kërkohej që në 3 gusht për trafik të lëndëve narkotike, dje është vënë në pranga. Policia e Gjirokastër ka vënë në pranga G. Arapin, i cili akuzohet për trafik droge, pasi dyshohet se më 3 gusht të këtij viti po transportonte në mjetin e ndaluar nga policia 450 kg marijuanë. Sipas policisë nga provat shkencore te siguruara rezulton se Arapi është një prej autorëve të ngjarjes.

Gjatë një operacioni të zhvilluar në aksin rrugor Gjirokastër-Kordhocë bllokuan një furgon ku brenda tij kishte 8 fuçi plastike dhe disa thasë plasmasi ku brenda tyre kishte rreth 450 kg mariuanë, dhe dy kallashnikovë, ku autorët braktisën mjetin gjatë ndjekjes dhe mundën të largoheshin.