Gjirokastër-Në hyrje të qytetit të Libohovës mjeti tip "Benz" me targa AA290DR, i drejtuar nga 23 vjeçari me iniciale L.K, ka dalë nga rruga dhe si pasojë janë dëmtuar tre pasagjerët, me iniciale R.K, R.Sh dhe E.M, banues në Nepravishtë.

Të dëmtuarit janë nisur me urgjencë në spitalin Rajonal Gjirokastër dhe ndodhen jashtë rrezikut.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje duke arrestuar drejtuesin e mjetit.

Në vendngjarje shkoi edhe grupi hetimor për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com