GJIROKASTER - Shirat e rrëmbyeshëm te ditëve të fundit, kanë shkaktuar probleme në disa banesa në zonat e Gjirokastrës. Të dhjetë pjestarët e familjes Labi, në fshatin Palokastër 8 km në verilindje të Gjirokastrës në Komunën Cepo, kanë braktisur shtepinë e tyre si shak i rrezikut të shembjes.
Moti i keq gjatë fundjavës së kaluar, shkaktoi rrëshkitjen e masivit të kodrës mbi të cilin ngrihet banesa duke krijuar çarje dhe plasaritje të mureve anësorë dhe të brendshëm.
Pjestarët e familjes Labi, kanë marrë udhën për në fshatin Humelicë 4 km larg fshatit ku banojnë, për t’u strehuar tek të afërmit e tyre.
Krahas dëmtimit të baneses së familjes Labi, masivet e dheut kanë rrezikur edhe disa banesa në afersi të saj.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO