GJIROKASTËR - Kufoma e një refugjati është gjetur në një fushë pranë një liqeni në fshatin Asim Zeneli në Gjirokastër. Sipas policisë, trupi i pajetë i përket Abdurahan Muhamed, rreth 40 vjecc nga Sudani.
Burime zyrtare nga Policia e Gjirokastrës kanë bërë të ditur se, rreth orës 09:00 të mëngjesit kanë marrë njoftimin për gjetjen e kufomës në fushën e fshatit Asim Zeneli në afërsi të liqenit të Cinit në një kanal.
Ka qenë një bari ai ka parë trupin e pajetë dhe ka njoftuar policinë. Grupi hetimor ka gjetur trupin në vendngjarje, dhe bashkë me të një dokument me një fotografi dhe të dhënat e Abdurahan Muhamed, rreth 40 vjeç nga Sudani.
Ekspertët mjeko ligjor kanë konstatuar se në trup nuk ka shenja dhune. Vdekja mësohet se është natyrale dhe kufoma ka 15 ditë në vendin ku është gjetur. Ky person ka dashur të kalojë kanalin dhe është mbytur.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com