Mbyllja e degës së Gjuhës Italiane dhe të Historisë së Kulturës Italiane në Universitetin “Eqrem Cabej” të Gjirokastrës, duket se nuk është pritur mirë nga ana e përfaqësuesit italian në jug të vendit. Konsulli italian i nderit në Teodor Bilushi, ndonëse mbështet reformën në universitetet e vendit të ndërmarrë nga Ministria e Arsimit, ka shprehur rezervat e tij, lidhur me mbylljen e disa degëve në Universitetin e Gjirokastrës e veçanërisht ato që kanë të bëjnë me kulturën italiane. 

Për konsullin e nderit Bilushi, nuk duhet të mbyllen degët me perspektivë zhvillimi si ajo e Historisë Italiane dhe e Gjuhës Italiane pasi jo vetëm ju privon të drejtën e atyre që duan ta ndjekin atë, por edhe për studimet “master” në kushtet kur Universiteti i Gjirokastrës, ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Maceratës. 

Konsulli i nderit në Gjirokastër, Teodor Bilushi kërkon rishikimin e vendimit të Ministrisë së Arsimit, për mbylljen e këtyre degëve pasi sipas tij, gjuha dhe kultura italiane janë një vlerë e shtuar për një qytet e do arsimin.
 
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)