GJIROKASTËR-Arrestohet taksisti në Gjirokastër, në mungesë të dokumentacionit tenton të korruptojë policin me 500 lekë.
 
Aurel Bali, 40 vjeç, banues në Lushnjë u ndalua nga policia në Rrugën nacionale Gjirokastër- Kakavijë, në afërsi të fshatit "Dervician".
 
Në momentin e ndalimit Bali i ka ofruar një 500 lekë punonjësit të policisë rrugore për të mos vazhduar procedurat administrative ndaj tij.
 
40-vjeçari nuk kishte licencë për taksi ndërsa kur u ndalua
pasagjerë me mjetin e tij.
 
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale "Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike", parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal. 

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com