Vazhdon të përkeqësohet situata me përmbytjet në qarqet e vendit. Situatë e vështirë paraqitet në njësinë administrative të Lunxhërisë në Gjirokastër, ku katër mijë banorë janë izoluar.

Është përmbytur rruga që të çon në fshatrat e kësaj njësie.

Reshjet kanë përmbytur tokat përbri lumit Drin, ndërsa ky i fundit po del nga shtrati. Mbi 30 banorë ndodhen në pritje për të shkuar në shtëpitë e tyre në fshatrat Valare, Nokove e Erind.

 

Redaksia Online
J.Sh/Shiptarja.com