“T’a duam dhe të jetojmë në Gjirokastër”-ka qenë ky mesazhi që kandidati i së djathtës Igli Kokalari, ka përçuar nga lagjja Cfakë për të gjithë gjirokastritet. Gjatë një takimi me banorët e kësaj lagjeje malore të Gjirokastrës, kandidati Kokalari ka premtuar minimizim të fenomeneve sociale-ekonomike por mbi të gjitha i ka siguruar banorët për punësimin e tyre.
Sipas zotit Kokalari, duhet të shfrytëzohen kapacitetet njerëzore, se mjeshtrat e gurit dhe drurit janë në Gjirokastër dhe shumica i përkasin kësaj lagjeje të cilët sot enden të papunë duke parë të huazuarit, të ndërtojnë kalldrëmet dhe shtëpitë tona-ka thënë Kokalari gjatë fjalës së tij.
Ndërkohë banorët e kësaj lagjeje, e kanë cilësuar fat dhe privilegj që Bashkia e Gjirokastrës pas 21 qershorit, do të drejtohet nga një njeri me vlera humane dhe intelektuale.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO