Gjirokastër, kapen 19 klandestinë
nga Pakistani dhe Eritrea

Gjirokastër, kapen 19 klandestinë<br />nga Pakistani dhe Eritrea
GJIROKASTER- Gjatë mbrëmjes Specialistët e Sektorit Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër kanë zhvilluar një tjetër operacion për bllokimin e klandestinëve që vijnë nga vendet e treta.
 
Në shtratin e lumit Drino midis Votucave dhe Subashit është bërë e mundur kapja e një grupi prej 19 shtetasish nga Pakistani e Eritrea.
 
Burimet policore thanë se, njëri prej klandestinëve eshte kapur disa herë në disa grupe të ndryshme, dhe nga veprimet e para dyshohet se ky shtetas mund të jetë një prej organizatorëve të trafikut të klandestinëve.
 
Sipas policisë së Gjirokastrës, në bashkepunim me Prokurorinë, me përkthyes të licensuar po punohet për të vërtetuar nëse ky shtetas është pjesë e ndonjë grupi të trafikut të klandestinëve.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Begaj pret ministrin e Mjedisit të Maqedonisë së Veriut: Thellim i marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve

Begaj pret ministrin e Mjedisit të Maqedonisë së Veriut: Thellim i marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve