GJIROKASTER - Policia e Gjirokastrës ka bërë të mundur ndalimin e 60 klandestinëve nga vendet e treta të cilit kishin hyrë ilegalisht në kufirin shqiptar. Ndalimi i tyre është bërë gjatë mbrëmjes në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës.

Sipas policisë, në mesin e klandestinëve të ndaluar, 10 prej tyre ishin femra ndërsa 7 të tjerë ishin fëmijë.

Po ashtu bëhet e ditur se 60 klandestinët e ndaluar jane nga Siria 43, Siera leone 1, Uganda 1, 3 Kongo 3, Kameruni 1, Palestina 1, Mali 4, Gambia dhe India 3.

Nga ana e tyre policia shqiptare ka nisur procedurat për kthimin e tyre në vendin e lindjes. Kohët e fundit, nuk janë të pakta rastet e ndalimit të klandestinëve nga këto vende të cilët hyjnë ilegalisht në territorin shqiptar, me destinacion vendet e zhvilluara të Bashkimit Evropian. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)