GJIROKASTËR - Gjendet në lumin Drino, trupi i pajetë i një emigranti klandestin. Burime zyrtare nga Policia e Gjirokastrës, kanë bërë të ditur se, gjatë ditës së sotme në orën 14:30, është marrë një telefonatë nga një bari se, në shtratin e Lumit Drino, poshtë fshatit Radat të Dropullit të Sipërm Gjirokastër është evidentuar një kufomë.
Menjëherë në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar uniformat blu, grupi hetimor, eksperti mjeko- ligjor si dhe specialistët e sektorit Kundër Krimeve të Rënda në Policinë e Gjirokastrës.
Sipas policisë, në anën e lumit Drino, poshtë fshatit Radat, ndodhej një kufomë e seksit mashkull, rreth 35 vjeç, që dyshohet të jetë klandestin nga Siria ose Somalia. Në trupin e viktimës nuk u gjet asnjë dokument identifikimi për shkak se mund ti ketë marrë rrjedha e lumit.
Nga kqyrja e kufomës rezultoi se në trupin e viktimës nuk kishte asnjë shenjë dhune. Shkaku i vdekjes është aksidental, është si pasojë e marrjes së rrjedhës së lumit si pasojë e motit të keq. Policia është duke vijuar punën për identifikimin e kufomës. Trupi i viktimës është transportuar në morgun e spitalit Rajonal Gjirokastër.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com