Gjirokastër, në kërkim ish-shefi i
SHKB-së për shpërdorim detyre

Gjirokastër, në kërkim ish-shefi i<br />SHKB-së për shpërdorim detyre
GJIROKASTËR - Shpallet në kërkim dhe nis procedimi penal për ish-shefin e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër, Hajredin Berisha.

Siç thuhet në njoftimin e policisë, procedimi penal ka nisur pasi Berisha ka marrë një automjet tip “Renault”, prodhim i viteve të fundit dhe e ka nxjerrë nga ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër duke e përdorur personalisht. Automjeti ka qenë i sekuestruar me lëndë narkotike muaj më parë dhe shërbente si provë materiale për llogari të Krimeve të Rënda, Tiranë.
 
Dhe për shkak të mosplotësimit të kritereve të duhura, pak ditë më parë, Hajredin Berisha është shkarkuar nga detyra e shefit të SHKB-së për Gjirokastrën. Por pas shkarkimit, gjatë orëve të mbrëmjes të datës 12.10.2013, Hajredin Berisha ka futur një furgon civil në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër dhe ka marrë orenditë e zyrës, kolltukë, etazherë etj që ishin bërë dhuratë për zyrën nga biznesmenë të rrethit Gjirokastër.
 
Për ketë ngjarje janë pezulluar nga detyra dy punonjës policie, konkretisht punonjësi i policisë në hyrje të drejtorisë dhe nënoficeri i informacionit, të cilët kanë lejuar futjen e automjetit tip fugon natën në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër pa lejen e eprorëve përkatës.

Hajredin Berisha tani akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, pasi ka konsumuar elementë të veprës penale të shpërdorimit të detyrës.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë sot në Kosovë

Kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë sot në Kosovë