Gjirokastër, ndalohen 21 klandestinë
nga Sudani, Maroku e Eritrea

Gjirokastër, ndalohen 21 klandestinë<br />nga Sudani, Maroku e Eritrea
GJIROKASTER - Ndalohen 21 emigrantë klandestinë gjatë dy operacioneve të Policisë së Gjirokastrës dhe asaj kufitare. Burimet zyrtare nga ky policia lokale kanë bërë të ditur se të klandestinët janë nga Sudani, Maroku e Eritrea dhe mes tyre janë dy gra.

Sipas policisë, gjatë ditës së sotme, rreth orës 11.00, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se dy grupe personash të huaj po udhëtonin në fushën e Arshilengos përballë qytetit Gjirokastër. Me të marrë informacionet janë zhvilluar dy operacione. 

Në operacionin e parë janë ndaluar 14 persona dhe në operacionin e dytë 7 shtetas , ndër ta dy gra.

Të dy grupet janë kapur në fushat e Arshilengos.

Këta shtetas kishin hyrë ilegalisht nëpërmjet kufirit jeshil me shtetin grek .

Specialistët e Sektorit Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër , në afërsi të dy grupeve të klandestinëve kanë evidentuar dhe më pas kanë shoqëruar në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër dy shtetas nga Fieri K.M e L.XH, të cilët dyshohet se kanë lidhje me dhënien ndihmë të klandestinëve.

Të dy shtetasit së bashku me klandestinët janë shoqëruar në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër , ku Specialistët e Sektorit Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër po punojnë për të vertetuar që këta dy shtetas kanë lidhje apo jo në trafikun e klandestinëve.


Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania