Tre automjete janë përfshirë në një aksident në Gjirokastër, dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur lehtë 3 persona. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme rreth orës 10:00 në kthesën e Mashkullores në Gjirokastër.
 
Policia e mbërritur në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.