GJIROKASTER - Prokuroria e Gjirokastrës ka nisur hetimet lidhur me pallatin 11 katësh në lagjen "18 shtatori" në Gjirokastër, i cili rrezikon të shembet si pasojë e rrëshqitjes së dherave, pas reshjeve të dendura të shiut.
Shqiptarja.com ka mësuar se grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të hetuar nëse janë respektuar kushtet teknike të ndërtimit të objektit 11 katësh, i cili sot rrezikon jo vetëm të shkatërrojë ndërtesën, por edhe të rrezikojë jetën e qytetarëve. Prokuroria dyshon se ndodhet përpara një vepre penale në ndërtimin e këtij objeikti 10 vite më parë.
Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe deputeti i PD në qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu. "Pa dyshim ka shume per te hetuar e konkluduar ne ate “masaker” urbanistike, potencialisht vdekje prurese te kryer aty ne disa vite. Dua te falenderoj Prokurorine e Qarkut per reagimin e shpejte dhe fillimin e hetimeve", shkruan në rrjetet sociale ligjvënësi demokrat.
Pallati është ndërtuar 10 vite më parë, ndërsa zona ka probleme me rrëshqitjen e dherave nga reshjet e dendura që kanë rënë në 24 orët e fundit në qarkun e Gjirokastrës.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com