GJIROKASTËR - Arrestohet një i ri, pasi ka djegur stanin e një personi. Policia e Gjirokastrës ka bërë të ditur se, mbrëmjen e djeshme në orën 23.30, është bërë arrestimi i 17-vjeçarit, M. Ruçi, lindur dhe banues në Libohovë. Policia ka bërë të ditur se, arrestimi i adoleshentit është bërë pasi, po dje, rreth orës 11.00, në vendin e quajtur “Kallabar”, në malin Bureto, tek ish-godina e repartit ushtarak, ka djegur me zjarr stanin e shtetasit me inicalet, A.T, nga Libohova.
Si pasojë e zjarrvënies me dashje, është djegur plotësisht ambjenti i përshtatur për fjetje, ku janë djegur dy krevatë, katër batanie, rroba të ndryshme e materiale të tjera .
Pas rreth 7 orë krehje të zonës policia ka bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit të lartpërmendur. Në përfundim të veprimeve të para hetimore ka rezultuar se shkaku i zjarrëvies ka qenë se i ndaluari ka dashur t’i marë kullotën shtetasit A.T që e kishte në përdorim.
Dosja hetimore në ngarkim të të ndaluarit, i ka kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprën penale të “shkatërrimit të pronës me zjarr”.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com