Gjirokastër, prishet shtëpia
monument kulture e Hadërajve

Gjirokastër, prishet shtëpia <br />monument kulture e Hadërajve
GJIROKASTER- Objektet muzeale në Gjirokastër, po rrënohen përditë ndonëse kujdesi nga shteti nuk ka munguar. Së fundi, radhën e ka pasur banesa e Hadërajve, monument kulture i kategorisë së dytë. Kjo banesë e ndodhur në lagjen “Mecite”, prej mëse 18 vitesh, është e pabanueshme, ndërkohë që prej kësaj periudhe, është shndërruar në rrezik potencial për familjet që banojnë përbri saj.

Një pjesë e fasadës së jashtme, është rrënuar mesditën e të enjtes, ndërkohë që Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare, e justifikon këtë dëmtim, me mungesën e përkujdesjes dhe agjentëve atmosferikë që e ccuan atë gati në rrënim. Për kreun e DRKK-së së Gjirokastrës, Spartak Drasa, banesa është dëmtuar në gati 30 metra katrorë të fasadës së jashtme.

Shtëpia në fjalë, sipas Drasës, është një nga më të evidentuarat në pjesën e mesme të qytetit të gurtë. Fatmirësisht, në momentin e rrëzimit, poshtë saj, nuk kishte ndonjë kalimtar të rastit, ndërkohë që familja Vrenjo pranë saj, është frikësuar së tepërmi, pasi rrënimi ka ardhur në mënyrë të rrufeshme.

Sipas Toni Vrenjo, banor i një shtëpie pranë banesës së dëmtuar, kjo shtëpi duhet të shembet pasi gërmadhat që janë ende mbi sipërfaqe, përbëjnë rrezik jo vetëm për objektin e tij të banimit, por edhe për vetë atë dhe familjen e tij. “Jetojmë me frikë ccdo ditë kjo që ndodhi sot, është paralajmëruar nga ne, por askush nuk na e vuri veshin.

Kërkojmë me urgjencë vënien dorë mbi të, ose të rregullohet një herë e mire, gjë që s’ka për të ndodhur, sepse do të ishte bërë diccka në këto vite, apo të shembet plotësisht, pasi para jetës së njeriut, nuk vlejnë vlerat muzeale, sado të mira qofshin dhe sado të mbrojtura apo të pambrojtura qofshin”, shprehet i revoltuar Vrenjo.

Sipas specialistëve të Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare, shembja e një pjese të fasadës së banesës së Hadërajve, ka qenë amortizimi i tejskajshëm i çatisë së objektit, nga e cila uji ka depërtuar në mure duke shkatërruar strukturën dhe rezistencën e tyre.

Prej dhjetë vitesh, kjo banesë qëndron e braktisur nga qeraxhinjtë e shumtë që banonin në të, ndërkohë që prej shumë vitesh, ishte braktisur nga vetë pronarët e saj. Prillin e kaluar, një pjesë e banesës, u përfshi nga zjarri, nga i cili i dëmtua edhe një pjesë e madhe e çatisë.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 01.03.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit