Gjirokastër, qendra muzeale
‘Qafa e Pazarit’ nën rehabilitim

Gjirokastër, qendra muzeale <br />‘Qafa e Pazarit’ nën rehabilitim
GJIROKASTER - Qendra muzeale e Gjirokastrës e njohur si Qafa e Pazarit, po i nënshtrohet një rehabilitimi gradual që ka në thelb, ruajtjen e teknikave të hershme dhe mos dëmtimin e tyre.

Në fakt, shkak ka qenë rrënimi i një pjese të dyshemesë anësore të një prej objekteve që kulmon në qendër të Qafës së Pazarit, e cila kërkon një rehabilitim të pjesshëm.

E veçanta qëndron në faktin se pronarët e këtij objekti dykatësh që janë pjesë e komunitetit mysliman në Gjirokastër, kanë ndërhyrë me kapacitetin e tyre financiar. Ndërkaq, Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare në Gjirokastër, ka vënë në dispozicion, fuqinë punëtore.

Pazari karakteristik në Gjirokastër, deri më sot, i është nënshtruar tre rehabilitimeve qysh prej vitit 2006 me fonde qeveritare të akorduara prej këtij viti.

Megjithëse janë hedhur 1.2 milionë dollarë amerikanë për të rigjeneruar zonën muzeale të Gjirokastrës, qyteti i gurtë, ka ndryshuar disi por jo në atë nivel që pritej.

Objekti në fjalë, është i ndërtuar qysh në shekullin e 19 dhe ka një stil tipik oriental.

(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ Sherr me thika midis dy të miturve! 15 vjeçari përfundon në spital

Pogradec/ Sherr me thika midis dy të miturve! 15 vjeçari përfundon në spital