Gjirokastër, "Fest-Argjiro 2014" një
festival shumëplanësh  plot ngjyra

Gjirokastër, "Fest-Argjiro 2014" një<br />festival shumëplanësh  plot ngjyra
GJIROKASTËR – Në Gjirokastër ka nisur “Fest-Argjiro 2014”, një aktivitet treditor kulturor shumëplanësh, që përmban përveç Festivalit tradicional folklorik, edhe Panairin e Librit, edhe Kuvendin e Labërisë, edhe Konkursin e Kulinarisë. Kjo festë synon të joshë turistët vendas dhe të huaj në hapje të sezonit të sivjetshëm.

“Fest-Argjiro 2014” mbahet për të pestin vit radhazi duke mbledhur grupet folklorike të Ballkanit, por edhe më gjërë, si Bullgari, Polonia,Turqia,Kosova. Paraditen e sotme, festa ka nisur në qëndër të qytetit, në sheshin "Çerçiz Topulli" me hapjen e panairit të librit nga 13 shtëpi botuese, më të njohura në vend.

Ministri i Mirëqënies Sociale, Erion Veliaj, ka lënë sot në Fb përshtypjet e tij të shoqëruara me fotografitë e grupeve folklorike popullore të ardhura nga vende të tjera që marrin pjesë në festival, të figuravetë njohura të jetës akademike në Kosovë, të qytetarëve të thjeshtë etj.

Ai shkruan në Fb, duke tentuar të joshë drejt Gjirokastrës, dashamirësit e artit dhe turizmit:

“Një fundjavë e magjishme në Gjirokastër me një sërë aktivitetesh kulturore e artistike, si Festivalit Folklorik Ndërkombëtar, Panairi i Librit, Kuvendi i Labërisë  dhe Konkursi i Kulinarisë. Për të mos u humbur asnjëherë!
festivali gjirokaster
festivali gjirokaster
(Skena nga festivali)

Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike