Të shtënat e pistoletës gjatë një konflikti mes tre personave kanë lënë të plagosur një kalimtar të rastit. 33-vjecarët Indrit Mici nga Vlora dhe Fabio Rapaj nga Fieri janë arrestuar në flagrancë në Gjirokastër ndërsa 34 vjecari me incialet A.N është shpallur në kërkim. Konflikti mes tyre ndodhi të Premten rreth orës 23:30 tek Ura e lumit Gjirokaster ku të rinjtë janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobeta. Në konflikt e sipër është gjuajtur me armë zjari pistoletë dhe për pasojë nga e shtëna mbeti i plagosur në shpatull një kalimtar me inicialet R.H, 29 vjeç nga Gjirokastra, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje është sekuestruar një pistolete TT , një gëzhoje, dy automjete dhe tre celulare.