GJIROKASTER - Zjarri në një shkollë 9-vjeçare në Gjirokastër për pak sa nuk ka shkaktuar një tragjedi. Një difekt në automatin e godinës ka shkaktuar flakë në bllokun e siguresave, për shkak të ngarkesës së madhe elektrike.
Ngjarja është shënuar mëngjesin e sotëm në katin e parë të shkollës “Naim Frasheri”, por fatmirësisht nuk janë shënuar të lënduar në njerëz apo dëme materiale në ambientet e shkollës.
Nxënësit janë evakuuar për të shmangur ndonjë rrezik. Personeli i shkollës dhe një patrullë policie ka ndërhyrë për shuarjen e flakëve. Më pas, atyre iu janë bashkuar edhe zjarrfikësit. Brenda pak minutash zjarri është shuar pa shkaktuar probleme serioze.
Nxënësit i janë rikthyer normalisht procesit mësimor dhe po merren masa për riparimin e dëmit në automatin e shkollës.
Redaksia Online
(p.n/ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com